Pensionet e enigrantëve, qeveria greke draft ligjor për lehtësimin e kushteve, çfarë...

Pensionet e enigrantëve, qeveria greke draft ligjor për lehtësimin e kushteve, çfarë diskutoi dje parlamenti grek

52
0
Shares

Përmes një nisme të re ligjore, qeveria greke synon të lehtësojë kushtet për emigrantët shqiptarë për të përfituar pension, raporton gazeta Panorama në Tiranë.

Drafti, i cili është diskutuar dje në Parlament, parashikon që të ulet pragu për të marrë pension të plotë. Por nuk ka ende një hap konkret për unifikimin e viteve të punës për efekt pensioni me palën shqiptare.

Nisma:

Drejtuesi i zyrës së Sigurimeve Shoqërore, Panagiotis Tsakloglou, u shpreh se pavarësisht krizës dhe kufizimeve buxhetore, qeveria ka zgjedhur të dëgjojë emigrantët dhe, me këtë projektligj, të plotësojë kërkesat e tyre dhe të korrigjojë një padrejtësi. “Megjithatë, kriteri i vendbanimit rezultoi objektivisht i pamundur për të plotësuar dhënien e masës së plotë të pensionit kombëtar për bashkëqytetarët tanë (emigrantët që kanë marrë shtetësi greke), pasi kufijtë e vendeve të tyre të rezidencës u hapën në vitin 1990, në rastin më të mirë. Me dispozitën e propozuar, e cila është e vlefshme nga data 1 janar e këtij viti dhe për një periudhë kalimtare 10-vjeçare, e cila skadon në vitin 2032, kërkesa është 30, në vend të 40 viteve të qëndrimit, në mënyrë që emigrantët të marrin një pension të plotë kombëtar. Më pas, ky kufi rregullohet gradualisht çdo vit”, theksoi Tsakloglou.

Propozimi:

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e emigrantëve kërkuan një pension të plotë kombëtar ku kriteri i viteve të ulej në 20 vite të qëndrimit të ligjshëm në Greqi, dhe jo 30, saç është përcaktuar në projektligj. SYRIZA ka kërkuar pagesën e pensionit kombëtar për emigrantët nga Shqipëria dhe ish-Bashkimit Sovjetik që kanë 15 vite qëndrim të përhershëm dhe dhënien e një pagese të plotë për të moshuarit emigrantë të pasiguruar nga Shqipëria. “Qeveria, pavarësisht premtimeve, me nenin 60 të projektligjit të Ministrisë së Brendshme, parashikon se do të kërkohen 30 vjet qëndrim që emigrantët nga Shqipëria dhe vendet e ishBashkimit Sovjetik të marrin pension të plotë. Kjo është një marrëveshje joadekuate që erdhi shumë vonë. Gjithashtu, qeveria Mitsotakis është përgjegjëse, sepse nuk zbaton për 32 muaj dispozitën e qeverisë SYRIZA të vitit 2019, e cila parashikon kthimin e plotë të kompensimit për të moshuarit emigrantë të pasiguruar nga Shqipëria”, thanë deputetët Mariliza Xenogiannakopoulou dhe Kosdas Zodrias.panorama

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY