Berisha: Fletushka e Alibeajt e kthen Bashën në një plaçkë tregu

Berisha: Fletushka e Alibeajt e kthen Bashën në një plaçkë tregu

51
0
Shares

Ish kryeministri, Sali Berisha kërkoi sonte nga grupi parlamentar i PD që të punonte për bashkimin e PD. Berisha e bëri deklaratën fill pasi ka dalë nga mbledhja e Komisionit për Rithemelimin e PD-së.

Berisha: Kanë votuar për shkarkimin e tij, 4400 delegatë dhe 44 mijë anëtarë të partisë Demokratike. Kjo është e vërteta e pandryshueshme. Duke e theksuar këtë ne jemi të vendosur të punojmë për bashkimin e PD-së me të gjithë ata të cilët besojnë se vota e lirë e anëtarëve të saj, duhet të bashkojë demokratët dhe mund t’u them që ka një mirëkuptim të gjerë gjatë këtyre ditëve në këtë drejtim.

Pyetje: Alibeaj lexoi draftin ku thuhet se deputetët që ju mbështesin duhet t’ju bindin të mos kandidoni.

Berisha: Ka vetëm një grup parlamentar të PD-së, nuk ka dy grupe. Duke thënë këtë nuk është se disa qëllime absurde të Lulzim Bashës nuk krijuan anomali në grupin parlamentar. Mendoj se tashmë deputetët duhet të normalizojnë jetën e grupit parlamentar. Sa i përket, fletushkës që lexoi zoti Alibeaj, mund të them se në atë fletushkë Lulzim Bashën e kthente në plaçkë tregu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY