SHBA: Rusia nuk ka epërsinë ajrore mbi Ukrainë

SHBA: Rusia nuk ka epërsinë ajrore mbi Ukrainë

72
0
Shares

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes thotë se fprcat ajrore ruse kanë rritur numrin e fluturimeve me avionë ushtarakë mbi Ukrainë gjatë dy ditëve të fundit, duke bërë deri në 300 fluturime në 24 orët e fundit, transmeton Zëri i Amerikës.

Zyrtari tha të hënën se Ukraina ka rritur gjithashtu ritmin e fluturimeve të saj ushtarake, por nuk pranoi të jepte numra.

Zyrtarët e kanë bërë të qartë se Rusia ka shumë më shumë avionë dhe kryen më tepër fluturime se sa Ukraina, por se Rusia ende nuk ka superioritet ajror në këtë vend.

Zyrtari tha se shumica e fluturimeve ushtarake përfshijnë sulme ajër-tokë, kryesisht në objektiva statike, dhe se avionët rusë nuk po kalojnë shumë kohë në hapësirën ajrore të Ukrainës. Ushtria e Ukrainës ka vazhduar të përdorë sistemet e saj të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër dhe të gjatë veprimi dhe dronët për të shënjestruar aeroplanët rusë.

Rusët kanë rritur gjithashtu aktivitetin detar në veri të Detit të Zi, por në këtë pikë nuk ka shenja për një sulm amfib në Odesa. Zyrtari amerikan foli në kushte anonimiteti. VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY