Paloka: Dorëheqja e Bashës, vijon loja me truke, ‘të ikë shkaku dhe...

Paloka: Dorëheqja e Bashës, vijon loja me truke, ‘të ikë shkaku dhe të mbetet pasoja’

53
0
Shares
PALOKA AKUZON TOPIN - Deputei i PD Edi Paloka, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka kerkuar nga Presidenti Bamir Topi, te jape llogari para demokrateve qe i dhane voten si kryetar shteti.

Deputeti Edi Paloka thotë se dorëheqja e Lulzim Bashës është vijim i një skenari me truke dhe hile.

Paloka theksoi në syri tv se edhe deputetët që kanë qenë brenda selisë së PD nuk kanë qenë dakord me deklaratën e Alibeajt, i cili foli në emër të grupit parlamentar të PD.

“E gjitha një gjë qesharake, vazhdë e asaj që po bënte Basha deri tani. S’është më fytyra e Bashës por dolën me të Alibeajt për të mbajtur të njëjtin qëndrim. Vetëm për bashkim nuk mund të bëhet fjalë kur mban qëndrime të tilla. Alibeaj është i shkarkuar njësoj si Basha, s’ka asnjë tagër. E bën qesharake, uroj mos të jetë vazhdë e misionit përçarës”, deklaroi Paloka.

Më tej ai theksoi se Basha thotë që ‘për shkak të vendimit që mora, u përça Partia Demokratike’, la të nënkuptohej që edhe dorëheqja e tij lidhet me këtë fakt.

“Kur Basha vetë e deklaron që largimi i Berishës përçau PD-në, si ti tjetri që vjen pas Bashës që i ke kërkuar dorëheqjen Bashës, thua duhet të largohet Berisha. Kjo historia nisi më 9 shtator, shkaku dhe pasoja. Po thua shkaku të iki, pasoja të mbetet. Uroj të jetë një tentativë për të dalë nga situata ku janë. I presim të gjithë deputetët të pranojnë realitetin. E konfirmoi 6 marsi”-tha Paloka. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY