SAMI NEZA/ Çfarë ndodh pas dorëheqjes se Bashës

SAMI NEZA/ Çfarë ndodh pas dorëheqjes se Bashës

101
0
Shares

Dorëheqja e Lulzim Bashës nga kryetar i PD ka lëshuar një shteg të rëndësishëm për të ardhmen e opozitës.

Pavarësisht tekstit të dorëheqjes që nuk ishte aq i prerë dhe nuk reflektonte vendosmëri, largimi i tij është fakt.

Në anën e tij, pra nga ai grup i vogël që e mbështesin, nuk ka mbetur shumë për të bërë pas këtij vendimi. Basha më në fund bëri gjënë më të mirë edhe pse e bëri shumë vonë. Pikërisht kjo vonesë ka sjellë edhe më shumë humbjen e besimit tek ai. Dhe po ashtu kjo vonesë zvogëlon fushën ku mund të qëndrojë në vijim edhe Basha.

Basha deklaroi se do të qëndronte në strukturat e PD, do të përfshihej në ringritjen e PD. Nëse kjo përfshirje do të bëhet nga pozicionet e mëhershme politike, ai mund të prishë pak punë por nuk mund të rregullojë apo rikthejë staturën e tij.

Thjesht ka në dorë lehtësimin e procesit por nuk mund ta ndalë dhe as ta ketë si ofertë të veten. Miqtë e Bashës mbeten kontributorë të rëndësishëm nëse heqin dorë nga përcaktimet e grupit në raport me Berishën dhe mënyrat se si ata janë profilizuar tashmë PD e rrudhur.

Por çfarë do të ndodhë me Rithemelin. Kjo lëvizje është një bazë e mirë për të vijuar reformimin e PD dhe bashkimin e saj. Natyrisht me Berishën. Rithemelimi mund të gabojë nëse mendon se ana tjetër janë njësoj sikur atëherë kur kishin Bashën shef. Pa Bashën në krye ata nuk janë njësoj, të paktën nuk kanë barrën e profilit të tij si kryetar partie.
Por Rithemelimi nuk është i mjaftueshëm kështu sic është pasi ishte kompozuar për të verifikuar faktin se Basha ishte pakicë në PD. Të paktën ky ishte objektivi afatshkurtër që e realizoi me sukses.

Tani ka objektiva afatgjatë dhe kompozimi i ardhshëm duhet të jetë në funksion të këtij objektivi afatgjatë, rrëzimi i qeverisë dhe jo tjesht përgaditje për zgjedhjet e rradhës.

Nëse PD i bie të hyjë në zgjedhje lokale të 2023 me këtë qeveri ekziston rreziku i një krize tjetër në PD. Kështu që duhet luftuar për qeveri të re dhe ndërkohë për garanci të brendshme që një rezultat jo i mirë në zgjedhjet lolale nuk do të sjellë krizë tjetër në PD.

Dorëheqja e Bashës nuk është gjithcka pasi ka lënë një PD të dobët, të përçarë, grup parlamentar ende me difekte, kryesi dhe këshill kombëtar joefektivë. Shpejtësia e reformës është kusht aq sa edhe cilësia e saj.
Berisha i ka mundësitë ti bëjë të dyja, nëse shtrin reformën e PD në një hapësirë të gjerë.

Tani ka shpresë. Dhe mes shumë problematikave që do të dalin, shpresa është një aset që kapërcen me sukses dobësitë e krijuara prej mungesës së saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY