Rusët shkatërrojnë një qendër tregtare në Kiev, 8 të vrarë

Rusët shkatërrojnë një qendër tregtare në Kiev, 8 të vrarë

44
0
Shares

Forcat ruse shkatërruan sot një qendër tregtare në Kiev.

Kievi është zgjuar me skena të reja shkatërrimi pasi një sulm i forcave ruse vonë më 20 mars, shkatërroi një qendër tregtare.

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës tha se të paktën tetë persona janë vrarë gjatë këtij sulmi, i cili goditi edhe ndërtesat e banimit.​

Sot, vendim i ri për orën policore është bërë i ditur në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Ora policore do të zbatohet nga ora 20:00 me orën lokale të hënën, deri në orën 07:00 me orën lokale të mërkurën, ka thënë kryetari i qytetit, Vitali Klitschko, në llogarinë e tij në Telegram.

“U kërkoj të gjithëve të qëndroni nëpër shtëpi – apo në vendet e strehimit kur të bien sirenat”, ka thënë ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY