Rrahja dhe armët në Kombinat, mësohen identitetet e të plagosurve

Rrahja dhe armët në Kombinat, mësohen identitetet e të plagosurve

63
0
Shares

Mësohet se kush u plagos këtë mbrënje në Kombinat. Ngjarja ndodhi në rrugën “Llambi Bonata”, te lagjia e romëve.

Janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin, shtetasit Arjan Shtëmbari dhe Edison Gashi. Të dy kanë përfunduar në spital ndërkohë  që është qëlluar edhe me armë.

Aktualisht policia ka shoqeruar dhe tre persona që dyshohet se kanë qenë prezent.

Detajet e policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.03.2022, në Kombinat, janë konfliktuar shtetasi A. Sh., 60 dhe E. G., 43 vjeç.

Gjatë konfliktit, këta dy shtetas, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin, dhe dyshohet se shtetasi A. Sh., ka qëlluar me armë zjarri.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Si pasojë e goditjeve me sende të forta, janë dëmtuar dy palët e konfliktit dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja.

Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY