Arrestohet drejtuesi teknik i minierës ku humbën jetën dy minatorët

Arrestohet drejtuesi teknik i minierës ku humbën jetën dy minatorët

81
0
Shares

Arrestohet në Tropojë drejtuesi teknik i subjektit për shfrytëzimin e mineralit të kromit, ku ditën e djeshme, humbën jetën dy punonjës.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin:

A. R., 45 vjeç, banues në Bajram Curri, me detyrë drejtues teknik në subjektin për shfrytëzimin e kromit.

Arrestimi i tij u bë sepse më datë 19.03.2022, në fshatin Lajthizë, për shkak të mosmarrjes së masave për sigurimin teknik nga ana e tij, në galerinë minerare, kanë humbur jetën dy punëtorë, shtetasit A. D., 41 vjeç dhe A. Zh., 40 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY