Elon Mask vë në dispozicion të ushtrisë ukrainase satelitin. Si po fitohet...

Elon Mask vë në dispozicion të ushtrisë ukrainase satelitin. Si po fitohet me dronë beteja ajrore

106
0
Shares

Sateliti i Elon Musk po u jep forcave të Ukrainës fitore në luftën e dronëve.

Forcat e Ukrainës po përdorin teknologjinë për të rrëzuar avionët dhe helikopterët rusë.

Aerorozvidka po përdoret për të sulmuar dronët rusë, tanket dhe për të zbuluar pozicionet e tyre raporton “The Telegraph”.

Dronët përdorin internetin e Starlink për të qëndruar të lidhur gjatë kohës që janë në fluturim.

Me teknologjinë, dronët mund të hedhin mucione anti-tank.

Deri tani, shfrytëzimi i satelitit ka ofruar një ndihmë të madhe në mbrojtje për forcat e Ukrainës.

Zelenski është shprehur në fillim të këtij muaji se SpaceX do të dërgojë më shumë satelitë Starlink për të ofruar internet në shumë hapësira të Ukrainës.

Dronët e Ukrainës përdorin sistemin ‘Delta’ që e kanë përfeksionuar vitet e fundit me ndihmën e këshilltarëve perëndimorë.

Dronët drejtohen me laptopë dhe krijojnë hartë interaktive duke përdorur imazhet nga kamera dhe satelitët.

Ky sistem është i ngjashëm me teknologjinë që përdor NATO dhe besohet se e ka testuar gjatë stërvitjes në Detin e Zi në 2021. /The Telegraph

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY