Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi sot në tv news24 bisedën që bëri me fëmijët para se të niste foltoren.
Familjarët e tij e kishin pyetur nëse ishte i sigurt se do të kishte mbështetje ndërsa ai oshte përgjigjur se nuk kishte siguri.
“Ditën që unë kam marrë vendimin, më thanë fëmijët: ‘Sa i sigurtë je ti që do kesh mbështetje’. ‘Aspak’, i thashë unë. Unë iu adresova dy fibrave të demokratëve. Së pari, vlerësimet që ata kanë për përpjekjet e njeriut për dinjitetin njerëzor dhe së dyti vlerësimin që kanë ata për sovranitetin e vendit. Asnjë betejë nuk e kam nisur i sigurt se do fitoj. Jo vetëm që nuk pendohem, por i jam mirënjohës atyre dhjetëra mijërave qytetarëve dhe demokratëve që më kanë mbështetur dhe frymëzuar”, tha Berisha në “Kjo Javë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/