Berisha tregon problemin e logos më 6 mars: U deshën shumë...

Berisha tregon problemin e logos më 6 mars: U deshën shumë përpjekje ta identifikonim me demokratët

54
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, Berisha tha se 6 marsi shënoi edhe rikthimin e tij në skenën politike dhe në opozitë.

Pyetje: A kishte lidhje 6 marsi me Berishën?

Berisha: Padiskutim. Ajo shënonte rikthimin e Sali Berishës si opozitar në skenën politike shqiptare. Zgjedhjet e 6 marsit ishin për opozitën një gjendje unike më e pazakonta. Opozita përballej me logon e vet të rrëmbyer nga qeveria me qëllimin ogurzi të mbajtjes gjallë të opozitës fallco por dështoi. Ato treguan se shqiptarët janë për një opozitë të vërtetë që duhet të bashkohet për të ecur drejt fitores. Isha i shqetësuar për logon, logo kishte mbështetjen që meritonte PD dhe bëra gjithçka te identifikoj veten time edhe pse aty ishte edhe LSI.

Pyetje: Humbjen ndaj PS në zgjedhje?

Berisha: Edhe në këto zgjedhje edhe pse nuk u arrit fitore, u arrit një stacion i rëndësishëm për të ecur drejt fitores. Rama nga 6 marsi nuk ka qetësi, del i dridhur para kamerave.

Pyetje: Bojkoti i demokratëve në 6 mars?

 Berisha: Elektorati i PD u mërzit nga logoja.U desh një punë intensive për t’u superuar ky problem.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY