EMRAT/ Shembja e galerisë në Tropojë, nxiren dy trupat e minatorëve

EMRAT/ Shembja e galerisë në Tropojë, nxiren dy trupat e minatorëve

59
0
Shares

Është nxjerrë nga galeria e shembur edhe trupi i pajetë i minatorit të dytë.

Një galeri u shemb në Lajthizë, njësia administrative e Bytyçit në Tropojë, duke zënë brenda 6 minatorë, 2 prej të ciëëve nuk ia dolën.

Mësohet se Afrim Zhutaj, 43 vjeç është minatori i dytë i cili vdiq sot tragjikisht në fshatin Lajthizë. Minatori i parë që ndërroi jetë ishte Adil Dauti, ndërsa katër të tjerë mundën të shpëtonin. a.b

Tropojë/ Informacion shtesë.

Në vijim të informacionit të dhënë më parë, në lidhje me shembjen e galerisë në fshatin Lajthizë, ku humbi jetën shtetasi A.D, 41 vjeç dhe mbeti i bllokuar në brendësi të galerisë shtetasi A.ZH, ju informojmë se:

Nga grupi i Avari-Shpëtimit të Minierave, punonjësit e Policisë dhe minatorët, u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Zh., 40 vjeç, banues në Kepenek, Tropojë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY