Mjeku i njohur publikon urdhërin skandaloz të Shëndetësisë: Analizat tu bëhen vetëm...

Mjeku i njohur publikon urdhërin skandaloz të Shëndetësisë: Analizat tu bëhen vetëm atyre që janë sëmurë rëndë!

115
0
Shares

Mjeku Erion Dasho ka publikuar sot një urdhër ku kërkohet ndërprerja e analizave të pacientëve të ndryshëm për dy javë. Por më keq urdhëri u kërkon edhe mjekëve të urgjencës që të seleksionojnë të smurët; të dërgohen për analiza vetëm ata që janë rëndë.

NJË MINISTRI DHE SHTET I KRIMINALIZUAR

Teksti i mëposhtëm është marrë nga një dokument zyrtar me firmë dhe vulë. I drejtohej dje mjekëve të familjes dhe poliklinikave të një rrethi ku u kërkohet të pezullojnë analizat për pacientët për pjesën e mbetur të muajit mars (pothuajse 2 javë).

Jo vetëm kaq! Edhe mjekëve të urgjencës u kërkohet që të triazhojnë pacientët dhe të dërgojnë për analiza vetëm pacientët në gjendje të rëndë!

Për pacientët e shtruar në spital urdhëri kërkon që “të kufizohen ekzaminimet laboratorike të panevojshme”!

Ndërsa dy urdhëresat e para janë kriminale në natyrë pasi i privojnë pacientët nga një ndërhyrje që mund të bëjë diferencën midis jetës dhe vdekjes, urdhëresa e tretë tregon se sistemi shëndetësor ka falimentuar!

Vetëm klarinetistët dhe kimistët që drejtojnë prej 9 vjetësh sistemin shëndetësor mund t’u kërkojnë mjekëve të shmangin ekzaminimet e panevojshëm! Çfarë do të thotë “ekzaminim i panevojshëm”??!! A ka protokolle ky shtet dhe ky sistem shëndetësor apo punon qesim si në shekullin e 19-të??!!

Nëse mjekët dhënkan “ekzaminime të panevojshme”, a ka kontroll cilësie dhe sigurie të pacientit?! A ka kontroll për mënyrën se si shpenzohen burimet financiare të cilat edhe në sistemet më të pasura shëndetësore trajtohen me vëmendje maksimale?!

Kur mjekët dhe specialistët e menaxhimit shëndetësor flisnin për rrezikun që vinte nga PPP-ja e laboratorëve, askush nuk e mendoi se situata do të arrinte deri në këtë pikë! Ata mjekë që marrin urdhëra të tillë kanë vetëm dy zgjidhje:

1. Ose të dorëzojnë vulën e mjekut dhe përparësen e bardhë!

2. Ose të paraqiten pranë prokurorisë për të denoncuar drejtuesit xhahilë dhe halldupë!

Ndërkohë pacientët të cilëve së shpejti do t’u vijë një mesazh për t’i njoftuar se ekzaminimet e planifikuara për muajin mars do të shtyhen për në muajin prill, kanë vetëm një zgjidhje: PROTESTËN!!!

Ky është shteti yt i kalbur Borat! Kjo është shëndetësia jote e falimentuar!

Mjaft me bojatisje dhe mbjellje bari! Nëse nuk u garanton dot shqiptarëve një shëndetësi të shekullit të 21-të, të paktën mos i degdis në shekullin e 19-të…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY