Ish kryeministri bullgar Boyko Borisov akuzohet për shantazh dhe jo për shpërdorim të fondeve të Bashkimit Europian ka shjeguar sot euronews, zyra e Bullgarisë.
Avokati i Borisov deklaroi se ish-kryeministri nuk e di ende se për çfarë është arrestuar dhe akuzat mbi të. Borisov do të mbahet në paraburgim vetëm për 24 orë.
Për këtë arrestim, kryeministri aktual, Kiril Petkov u shpreh në një postim në rrjetet sociale se ‘askush nuk është mbi ligjin’.
Boyko Borisov u arrestua të enjten me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik Europian, drejtuar nga ish-prokurorja rumune kundër korrupsionit, Laura Codruta Kovesi.
Ndërkohë u arrestuan: ish-ministri i financave Vladislav Goranov, ish-zëdhënësja e qeverisë Sevdalina Arnaudova, dhe ish-kryetarja e Komisionit Parlamentar të Buxhetit dhe Financave, Menda Stoyanova. r.j
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/