Çelësi i marrëveshjes Rusi Ukrainë, formulimi i neutralitetit të Ukrainës

Çelësi i marrëveshjes Rusi Ukrainë, formulimi i neutralitetit të Ukrainës

47
0
Shares

Forcat ushtarake ruse sulmuan Kievin e qytete të tjera të mëdha të mërkurën në një përpjekje për të shtypur mbrojtjen ukrainase që ka krijuar probleme në përparimin e forcave ruse gati tre javë nga fillimi i sulmit, raporton Zeri i Amerikës.

Në një kohë kur përparimi i forcave ruse drejt kryeqytetit të Ukrainës ka ngecur, pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme, janë shfaqur shenja optimizmi se bisedimet mes palëve mund të shënojnë përparim. Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se po diskutohej seriozisht çështja e një statusi neutral ushtarak për Ukrainën gjatë bisedimeve që ai i cilësoi si serioze.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se kërkesat e Rusisë për t’i dhënë fund luftës ishin bërë më realiste.

Zoti Zelenskyy tha se forcat ruse nuk kishin qenë në gjendje të hynin më thellë në territorin ukrainas, por kishin vazhduar goditjen e qyteteve me artileri të rëndë. Banorët e Kievit janë mbyllur në shtëpi e strehimore mes një shtetrrethimi në mbarë qytetin, i cili do të zgjasë deri të enjten në mëngjes, teksa Rusia godiste me predha në zonat brenda dhe përreth qytetit. Një apartament 12-katësh në qendër të Kievit, u përfshi nga flakët pasi u godit nga artileria.

Duhen ende përpjekje, nevojitet durim”, tha zoti Zelenskyy në fjalimin e tij në mbrëmje drejtuar kombit. “Çdo luftë përfundon me një marrëveshje“, shtoi ai.

Zbulimi britanik dhe amerikan mbështetën pohimet e udhëheqësit të Ukrainës duke thënë se forcat tokësore ruse vazhdojnë të jenë ende rreth 15 kilometra nga qendra e Kievit.

Shpresat për përparim diplomatik u rritën pasi zoti Zelenskyy tha të martën se Ukraina e kishte kuptuar se nuk mund të bashkohej me NATO-n, deklarata i tij më i qartë deri tani, çka nënkupton se qëllimi, i mishëruar në Kushtetutën e Ukrainës, nuk ka gjasa të përmbushet. Presidenti rus Vladimir Putin i ka cilësuar prej kohësh aspiratat e Ukrainës për t’iu bashkuar NATO-s si një kërcënim për Rusinë, diçka që aleanca e ka hedhur poshtë.

Zoti Lavrov përshëndeti komentin e zotit Zelenskyy dhe tha se fryma serioze që filloi të shfaqet në bisedime jepte shpresë se palët mund të biem dakord për këtë çështje.

Një status neutral po diskutohet seriozisht në lidhje me garancitë e sigurisë”, tha zoti Lavrov të mërkurën për kanalin rus RBK TV. “Ka formulime konkrete, që sipas meje janë pranë arritjes së marrëveshjes”.

Kryenegociatori i Rusisë Vladimir Medinsky, tha se palët po diskutojnë një ide të mundshme për kompromis, për një Ukrainë me një ushtri më të vogël dhe neutrale.

Ndërsa Mykhailo Podoliak, anëtar i ekipit negociator ukrainas, theksoi se çdo marrëveshje paqeje me Rusinë duhet të bëhet me kushtet që ruajnë sovranitetin e Ukrainës.

“Unë e kuptoj përpjekjen e palës tjetër që të qëndrojë proaktive në procesin e negociatave. Prandaj flasin për neutralitet të modelit austriak apo suedez. Por, Ukraina është tani në një fazë lufte direkte me Rusinë”, deklaroi Podoliak.

Megjithatë nuk ka shpresë se mund t’u jepej menjëherë fund luftimeve. Ndërkohë zoti Zelenskyy pritet të bëjë një apel të drejtpërdrejtë për më shumë ndihmë të mërkurën, në një fjalim të pazakontë të një udhëheqësi të huaj përpara Kongresit amerikan. Nga ana tjetër sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë Presidentin Joe Biden pritet të njoftojë një ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën prej 800 milionë dollarësh. VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY