Në pranga këngëtarja e njohur Elsa Lila, financiere e grupit të drogës...

Në pranga këngëtarja e njohur Elsa Lila, financiere e grupit të drogës në Romë

59
0
Shares

Është arrestuar këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila, si pjesë e një bande të trafikut të drogës në Itali, njoftojnë mediat italiane.

Media shkruajnë se ajo kishte rolin si financiere ndërsa ka qenë pjesë e një grupi të trafikimit të lëndëve narkotike, së bashku me ish-boksierin shqiptar Petrit Bardhi, i cili dhe më herët ka qenë i arrestuar në Itali, për të njëjtën vepër penale.

“Policia shkatërroi një organizatë kriminale të dedikuar për shitjen e drogës të përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.

Në agim të së mërkurës, hetuesit e skuadrës së lëvizshme të Romës dhe Viterbos po zbatojnë 13 urdhra paraburgimi të kërkuara nga Drejtoria e Rrethit Antimafia të Romës dhe të lëshuara nga gjyqtari hetues i prokurorisë së Romës.

Mes 13 të dyshuarve bie në sy emri i Elsa Lila, 40 vjeçe, këngëtare e njohur në Shqipëri, e cila mbante llogaritë e shitjes së drogës. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, i përfshirë në një tjetër operacion të mëparshëm të antimafias italiane”, raportojnë mediat italiane. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY