Shehi: Droga nuk është faktor politik në SHBA, por këtu zgjedh kryeministër

Shehi: Droga nuk është faktor politik në SHBA, por këtu zgjedh kryeministër

70
0
Shares

Kur flet për situatën politike aktuale në vend Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ve theksin serish mbi kërkesat bazë që opozita i kërkon qeverisë, ndërsa thekson bindjen për realizimin e qeverisë teknike.
“Çadra ka një projeksion të shkurtër parazgjedhor dhe do mbyllet pas pak ditësh. Ne kemi kërkuar qeveri teknike dhe kjo nuk është plotësuar ende. Ne s’na pëlqen, pasi ne nuk gjykojmë se votat i vjedh gjysma e qeverisë, por i vjedh Zoti Rama. Po flasim troç si burrat, dyshojmë se votat i vjedh veç Rama. Si dhe Rama që dyshonte se i vidhte Berisha, pse kush i vidhte? Zoti Noka?”, pohoi ai, shkruan “BalkanWeb”.
I ftuar në “Këndin e Ekselencës”, të emisionit “Vila 24” në “News 24” Shehi, si një zë përfaqësues i opozitës, vijon me akuzat ndaj kryeministrit Rama.
“Janë me mijëra njerëz që janë treg i punës kriminale. Kjo është përgjegjësi e kësaj qeverie dhe i qeverisë së mëparshme. Droga nuk është faktor politik në SHBA. Këtu droga zgjedh kryeministër”, theksoi ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY