Pas sherrit për pronat, vëllezërit tentuan të vrisnin të moshuarin, arrestohen

Pas sherrit për pronat, vëllezërit tentuan të vrisnin të moshuarin, arrestohen

45
0
Shares

Dy vëllezër kanë rrënë në prangat e policisë dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi akuzohen se tentuan të vrisnin një të moshuar, pas një sherri për cështje pronësie.

“Tre vëllezër në bashkëpunim me njëri­tjetrin në orët e mbrëmjes janë konfliktuar fizikisht për motive pronësie me shtetasin S. Xh. 74 vjeç, lindur e banues në fshatin Hotesh ­Njësia Administrative­Luzni­ Dibër, ku si pasojë e konfliktit fizik, shtetasi S.Xh, ka pësuar dëmtime të lehta fizike.

I dëmtuari shkoi të merrte armën, por u ndalua në kohë nga policia. Kjo e fundit arrestoi në flagrancë dy vëllezërit Baftjar Xhurxhiu, 42 vjeç, Urim Xhurxhi, 38 vjeç dhe shpalli në kërkim vëllain e tretë për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY