Reagojnë ashpër shqiptarët e Italisë pas faturës që publikoi Rama: Është trimujore...

Reagojnë ashpër shqiptarët e Italisë pas faturës që publikoi Rama: Është trimujore dhe faturë gazi

223
0
Shares

Shqiptarë që banojnë në Itali kanë reaguar në lidhje me faturën që ka publikuar sot Kryeministri Edi Rama në lidhje me cmimin që paguhet për energji në vendin fqinj.

Ata kanë treguar se fatura është trimujore dhe për me tepër eshte përfshirë edhe pagesa e gazit për muajt më të ftohtë të dimrit.

Më poshtë janë disa reagime:

E.E.Frroku
Edi Rama mirmbrema i nderuar kryeminister.
Fatura qe keni publikuar eshte fature gazi, me te cilin ngrohen banesat dhe gatuhet ne shume zona te Italise.
Zakonisht ne Itali furnizuesit e energjise faturojne cdo dy muaj, dhe muajt qe i kane faturuar jane muajt me te ftohte te vitit janari dhe shkurti ku gazi kushton me shume. Me pak fjale zakonisht kjo fatura per ata te cilet e kane ngrohjen vetjake shkon deri ne 500 € e mos me shume. Dhe duke shpresuar qe ai zoteria nuk ka pasur ndonje rillogaritje te cilat behen shpesh nga kompanite ne Itali besoj qe ai ka paguar per krizen energjetike rreth 50€ me shume per cdo muaj.
Une mendoj qe per te bindur njerezit per situaten e veshtire qe kalon gjithe bota dhe Shqiperia ju duhet te paraqisni fakte te tjera, qe jam plotesisht i bindur qe i keni, sepse thjesht ajo foto, nuk arrin te shpjegoje asgje nga situata qe po kalon bota.
Edhe pse i perkas krahut te djathte shume here jam ndjere krenar qe jemi te prezantuar neper bote nga nje kryeminister karizmatik si ju,prandaj ju them qe transparences duhet ti jepni me shume hapesire sesa propagandes.
Respekte.

Mirela J

Z. RAMA
Familja ime ne Itali, im vëlla paguan rreth 100 euro per dy muaj energji
Une paguaj 114 mije lek të vjetra ne muaj energji

Anisa Rr
Kjo është faturë gazi jo energjie elektrike dhe po u ngrove me gaz në dy tre o katër muaj varet si è ke kontratën të vjen kaq. Janë ngritur çmimet dhe këtej por vaji i luledjellit max. 1.78 euro litri është dhe rrogat nuk krahasohen me Shqiperinë. Ata qe skanë te ardhura te larta paguajnë 20 % te çmimit të biletave dhe marin bonus ushqimor rreth 200 euro ne muaj nga komuna. Mos beni kot krahasime

Tjetër:
Edi Rama Hahaha e para sjemi Itali e dyta faturat atje vine nje here ne 3 muaj,dhe nje vit po si pagove ata nuk ti presin.Keshtu qe ajo farur mund te jete e per tere vitin ose e ndo nje individi qe ja konsumuar ate energji po jo me pak se 3 muaj.E mos publiko budallalliqe te tilla se le nam behu serjoz !

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY