I del rrena Edi Ramës pas publikimit të faturës italiane 600 euro....

I del rrena Edi Ramës pas publikimit të faturës italiane 600 euro. Ja sa paguan një familje italiane në të vërtetë

173
0
Shares

Kryeministri Edi Rama publikoi sonte një faturë të energjisë elektrike në Itali ku paguhej afro 600 euro për një muaj. Në fakt fatura eshte ose 2 mujore ose trimujore, pasi në Itali nuk ka fatura mujore.
Përmes publikimit të faturës Rama kërkon që shqiptarët tia njohin për meritë ruajtjen e cmimit të energjisë në vlerat para krize.

Fill më pas aktivisti Redon Meksi ka publikuar një faturë po nga Italia ku pagesa nga një familje ishte afro 180 euro. Fatura është dymujore.

Ndjekësit në rrjet i kërkuan Ramës të publikojë të plotë faturën pasi ajo që ka publikuar mund ti përkasë ndonjë fabrike apo uzine në Itali.

Postimi i Ramës:

Ma çon një shqiptar nga Firenze (emrin e të cilit e fshiva edhe pse nuk ma kërkon), me këtë tekst:

“Zoti Kryeministër!

E kotë të luftosh në fejsbuk me ata që një e dy përmendin rrogat tona këtej. Nuk e besova kur ju dëgjova që në Shqipëri nuk e keni rritur faturën e elektricitetit. Po e verifikova dhe ju them që jam pa fjalë! Mos u mërzisni me ata që bëjnë llogaritë e rrogave tona jashtë. Ca nuk kanë, ca nuk dinë ca jane te futur, ruani qetësinë me ta kush nuk e kupton sot do e kuptojë nesër. Ne këtej po na ikën truri me faturat e energjisë. Italianëve edhe më keq se neve që jemi stërvitur ca andej para se të vinim.

Po ju nis faturën e famijes time mund ta tregoni publikisht. Jetojmë në një apartament aspak luksoz me qera këtu me një nga ato rrogat 1500 euro që i shkruajnë komentet sikur janë 15 mijë euro! Kemi tre goca në shkollë. Nuk po i bie gjatë. S’dimë sa do arrimë ta kapim fundin e muajve që vijnë po vazhdoi kjo furtunë çmimesh.. Zoti ju dhëntë durim dhe forcë”

Postimi i Meksit:
Ja sa paguan nje italian, jo per 1 muaj por per 2 muaj. Nxirre faturen e plote here tjeter se mos e ke lokal , apo dhe bashke me gazin ate qe ke publikuar. Mos mashtro Edo, e mos perhap panik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY