LAJMI I FUNDIT/ Një humbje jete nga covid në spitalin infektiv, përgjysmohen...

LAJMI I FUNDIT/ Një humbje jete nga covid në spitalin infektiv, përgjysmohen infektimet e reja nga dje

53
0
Shares

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 765 testime, 22 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 152 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 765 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki:
11 në Tiranë, 3 Gramsh, 2 Libohovë, 1 në Kukës, Mirditë, Fier, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër.
Janë 662 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit  ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, një qytetar 43 vjeç nga Saranda.
Janë shëruar 152 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,563 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Mars 2022)
Raste të reja ditore           22
Të shëruar në 24 orë        152
Të shtruar në spitale         44
Humbje jete në 24 orë        1
Testime ditore                   765

Testime totale               1,761,701
Raste pozitive                   272,711
Raste të shëruara             268,563
Raste Aktive                        662
Humbje jete                        3,486

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             238
Fier                  142
Vlorë                62
Kukës              56
Shkodër          51
Lezhë              30
Gjirokastër      24
Elbasan           23
Korçë               22
Berat                14
Durrës              13
Dibër                  3 m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY