Devi dhe Dori, si u zgjodhëm ne moderatorë të Fiksit

Devi dhe Dori, si u zgjodhëm ne moderatorë të Fiksit

96
0
Shares

Të dy nuk ndahen prej shumë vitesh.

Devidhe Dorijanë dy djemtë e rinj që do të drejtojnë Fiks Fare dhe në fakt të dy ishin Fiks për Fiksin. Flasin shkurt dhe buzëqeshin me përgjigjet e tyre, janë plot me humor dhe batuta, nuk kursejnë as Filipinqë e quajnë kapitalist që do i shfrytëzojë. Kanë një vlerësim për paraardhësit e tyre në emision, dhe tregojnë pa dorashka se çfarë kanë vendosur të bëjnë për të qenë ndryshe. Tani ngelet vetëm t’i ndjekim në ekran.

Përzgjedhja juaj ishte surprizë apo një garë e fituar për drejtimin e FIKSIT?

Devi– Një garë pasi kemi berë disa audicione derisa morrëm përgjigjen.

Dori– Ishin rreth10 çifte dhe mesa duket fituan më te dobtit, por më simpatikët.

Ka fjalë se jeni zgjedhur me mik, mund të më tregoni pak kë korruptuat??

Devi– Kam cunin e tezes që punon polic dhe ai ka një të dashur që njeh Filipin.

Dori– Kam një teze nga Shijaku e cila jeton në Amerikë që kur ka qenë adoleshte ja ka lujt Filipit. Dhe ai nuk ja harroikëtë nder.

Cili ishte personi i parë që ju kontaktoi për të drejtuar Fiksin?

Devi & Dori– Na mori një numër anonim dhe s’e hapem në fillim. Pastaj na erdhi një mesazh që thoshte “Hape idjot ” .

Një komenti i juaji për Doktorin dhe Fiorin?

Devi & Dori– Vlerësim për të dy në gjithë punën e tyre që kanë bërë tek Fiksi këto vite.

Velinat?

Devi & Dori– Pse ka velina këtëvit? Ne e dinim që ishim ne velina! Ju lutem na sqaroni.

Po Filipin si e shikoni?

Filipin e shohim si kapitalist, që shfrytëzon puntorët, siç jemi ne…

Çfarë pritet të sjellë Dori/Devi ndryshe?

Devi –Unë kam vendosur të bëj gjoksin, ta kem më televiziv.

Dori– Unë do mbush dhëmballën që të jem më simpatik. /Citynews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY