Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe në mbrëmje të deklarojë se protesta më të turpshme se këto për çmimet nuk ka.
“Reagim më të turpshëm, se reagimi në mbështetje të kësaj proteste s’ka pasur e s’do të ketë. Kundër kujt protestohet? Të gjitha vendet që po e përjetojnë me të njëjtin shqetësim kërcimin e çmimeve të energjisë, që këtu nuk po përjetohet këtu se nuk po paguajnë për rritjen e çmimit të energjisë. Nuk ka dalë askush të protestojë kundër qeverisë së vet, çdo qeveri mund të ketë njëmijë e një arsye për të cilat duhet protestuar, por asnjë qeveri sot dhe e jona nuk është arsye për të protestuar për shkak të pasojave që ka sjellë në çmimet e shportës, karburantit dhe të tjerat, një luftë që nuk e ka nisur kjo qeveri dhe që nuk e ndal dot kjo qeveri. Çlidhje ka qeveria e Shqipërisë me rritjen e çmimit të të gjitha produkteve në mënyrë lineare në gjithë botën.
Mua nuk më shqetësojnë, jo aq por dhe 300 fish, taksat mbi karburantet sa të jem unë nuk hiqen nuk ulen nuk lëvizin. Mua më alarmon diçka tjetër, cënimi i drejtpërdrejtë i dinjitetit tonë si komb si popull, si shtet, si vend si shoqëri, si shqiptarë nga ky reagim’” tha Rama.
Rama nuk ka marrë asnjë masë serioze dhe të qëndrueshme për shtresat e varfëra. Paketa sociale nuk siguron asgjë dhe është e dobët për të mbrojtur konsumatorët nga kriza.
Qeveria nuk ka prekur tvsh e produkteve duke e lënë 20%, nuk ka hequr’gjoba’ të njëanshme si ajo e dypunësimit. Kruza do të shkojë edhe më tej pasi masat e Ramës nuk nxisin konsumin. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/