Ori Nebijaj kthen në humor deklaratat e Bashës në ‘Portokalli’

Ori Nebijaj kthen në humor deklaratat e Bashës në ‘Portokalli’

160
0
Shares

Ori Nebijaj, moderatore e Top Channel ka bërë ironi me një deklaratë të Lulzim Bashës, tashmë ilustrim për dhjetra meme në rrjete sociale.

’Unë nuk kam humbur asnjëherë’, tha ajo gjatë interpretimit në një pjesë humori në emisionin e njohur të Tch, duke zgjuar të qeshura edhe në salla.

Lulzim Basha është personazh i njohur në Portokalli prej shumë kohësh, gjë që e ka zbehur edhe me tej profilin e kreut të PD, pasi gjithnjë është diskriminuar në raport me politikanët e tjerë.

Por ajo që çudit është se ‘Luli’ u kthye në humor kësaj here nga një njeri i Bashës në strukturat e PD. Nebijaj u bë zëdhënëse e PD kur Basha u bë kryetar dhe më pas u fut në strukturat drejtuese më të larta të kësaj partie. Ajo u rreshtua në listën e deputetëve në një vend të preferuar në zgjedhjet e 2021, dhe nëse largohet një deputet i PD ajo futet në Parlament.

Bile muajt e fundit kur Basha po humb gjithcka brenda PD i ka ngarkuar Nebijaj të drejtojë zgjedhjet në FRPD.

Kur edhe Nebijaj bën gallatë me Bashën do të thotë se ai nuk i ka punët mirë edhe në ‘familje’. e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY