Basha çudit edhe me “kolegjin e kryetarëve”: Jam në dispozicion të zgjidhjes,...

Basha çudit edhe me “kolegjin e kryetarëve”: Jam në dispozicion të zgjidhjes, zgjidhja është proces

77
0
Shares
Foto Arkiv - Lulzim Basha me kryetaret e degeve te PD

Lulzim Basha ka deklaruar sot se zgjidhja për bashkimin e demokratëve është një proces dhe ka vënë veten në funksion të këtij procesi.

Pas këtij takimi duket se demokratëve do u duhet të vijojnë bashkimin duke lënë Bashën në mejtimin e tij të PD me 3 pjesë.

Basha ka shpërndarë disa esktrakte të fjalës së tij me kryetarët ku thuhet se PD nuk ndodhej këtu për shkak të gabimeve të bëra nga ai personalisht por nga vendimi i marrë në 9 shtator ku pezulloi Berishën.

Jam në dispozicion të zgjidhjes. Zgjidhja është një proces. Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një non grata. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi i kolegjit të kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe. Sfida është si ti bëjmë bashkë këto 3 pjesë”, ka thënë Basha.

Diskutantë në mbledhje pavarësisht së janë njohur si fanatikë të qëndrimeve të Bashës nuk e kanë parë zgjidhje Bashën kryetar. Ata janë për hapjen e garës pa Berishën brenda saj, edhe pse gara pa Berishën e vendos PD në të njëjtën pozitë siç është tani. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY