Nuk funksionon kompensimi i qeverisë, rritet me 500 lekë çmimi i biletës...

Nuk funksionon kompensimi i qeverisë, rritet me 500 lekë çmimi i biletës në linjat interurbane

47
0
Shares

Është rritur çmimi i biletës së transportit të udhëtarëve në autobusët e linjës Durrës-Tiranë. Çmimi është rritur me 500 lekë të vjetra, duke shkuar në 2 mijë lek nga 1500 që ka qenë më parë.

Durrësi ka numrin më të madh të studentëve të cilët bëjnë çdo ditë rrugën drejt kryeqytetit dhe anasjelltas.

Ndërkohë që me 500 lekë është rritur edhe çmimi i biletës së autobusëve të linjës Elbasan-Tiranë.

Një ditë më parë kryeministri Rama tha se do të kompensohej çmimi i biletës në linjat urbane dhe interurbane. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY