Rusët lënë pa jetë gazetarin e ‘New York Times’ në periferi të...

Rusët lënë pa jetë gazetarin e ‘New York Times’ në periferi të Kievit

44
0
Shares

Brent Renaud, gazetar i “New York Times” është vrarë sot nga forcat ruse, thonë burime të policë ukrainase.

Një gazetar tjetër u plagos gjithashtu në incidentin në Irpin, një qytet pranë Kievit.

Raporti nuk është verifikuar ende nga Sky News.

Dita e 18 e luftës në Ukrainë, ngjarjet kryesore sipas bbc dhe abcnews:

• Sulmi i Rusisë tani është zgjeruar në objektiva në perëndim të vendit . Një breshëri raketash ruse kanë goditur një bazë ushtarake, në Yavoriv , afër kufirit me Poloninë, duke vrarë 35 persona.
• Kryetari i një qyteti tjetër perëndimor, Ivano-Frankivsk , thotë se trupat ruse vazhdojnë të godasin aeroportin e tij.
• Më shumë luftime po vazhdojnë gjithashtu në periferi në veri të kryeqytetit Kiev, pasi po përgatitet për një rrethim të mundshëm nga forcat ruse.
• Në veri, në Chernihiv të paktën një person u vra kur një bllok apartamentesh u shkatërrua nga zjarri rus, thonë autoritetet.
• Në lindje të Ukrainës , trupat ruse po përpiqen të rrethojnë forcat ukrainase ndërsa ato përparojnë nga porti i Mariupolit në jug dhe qyteti i dytë më i madh i vendit, Kharkiv në veri, thonë zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar. Kharkhiv ka pësuar disa nga bombardimet më të rënda ruse, me video që tregojnë rrugë të bombarduara plotësisht dhe shumë ndërtesa të rrafshuara. Ndërsa forcat ruse rrethojnë Mariupolin, grupet e ndihmës po paralajmërojnë për një katastrofë humanitare.
• Dhe në jug , një sulm ajror në qytetin Mykolaiv të Detit të Zi, pranë portit strategjik të Odesa, vrau nëntë persona të dielën, thonë zyrtarët lokalë. r.j

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY