VIDEO/ Polici i dehur në Pogradec dhunon gazetaren dhe grupin e xhirimit

VIDEO/ Polici i dehur në Pogradec dhunon gazetaren dhe grupin e xhirimit

67
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pogradec, pasi policia ka dhunuar grupin e xhirimit të ‘News24’.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që grupi i xhirimit kishte shkuar në fshatin Selcë, në banesën e Bashkim Çollaku, babait që denoncoi zhdukjen e dy vajzave.

Sipas të dhënave të gazetares në vendngjarje, ne momentin kur u tentua të filmonte makinën e policisë, një efektiv ka dhunuar gazetaren dhe operatorin e ‘Neës24’, ndërsa ai ishte nën ndikimin e alkoolit, duke tentuar që ti thyejë kamerën.

“Teksa ishim duke u kthyer nga fshati Selcë, tentuam të filmonim edhe makinën e policisë. Polici nuk na lejoi. Kur dola për ta pyetur se pse nuk na lejoi. Më tërhoqi zvarrë dhe tentoi të më fuste në makinë. Më tha ‘ik se do më marrësh në qafë, se jam i dehur’.” pohoi në një lidhje telefonike gazetarja Lediona Xheladinaj.

Ndërkohë policia e Korçës ka pezulluar nga puna 2 efektivët.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY