Deputeti Arbi Agalliu: Hap pas do të thotë dorëheqje!

Deputeti Arbi Agalliu: Hap pas do të thotë dorëheqje!

53
0
Shares

Edhe deputeti Arbi Agalliu ka kërkuar dorëheqje për Bashën. Përmes një postimi në rrjete sociale ai thotë se hap pas do të thotë dorëheqje.

Postimi i Agalliut:

Hap pas do të thotë dorëheqje!

Partia Demokratike dhe e gjithë opozita, në këto muaj i është larguar elektoratit dhe qytetarit duke u marrë me problemet e brendshme. Zgjedhjet në 6 Mars 2022 treguan tkurrjen e opozitës nga rreth 50% në rreth 25%. Kjo situatë është e pa pranueshme jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët! Shqipëria ka nevojë imediate për opozitë. Që prej 9 Shtator 2021, energjitë e harxhuara nga e gjithë opozita duke u marrë me vetveten ishin të jashtëzakonshme, madje më tepër se në fushatë.
U thanë aq shumë, sa të vërteta dhe të pa vërteta, u hodh aq baltë dhe vrerë mes demokratëve aq sa populli na braktisi.

Humbi PD, humbi ShL, humbi opozita.

Ka vetem një zgjidhje që është bashkimi. Bashkimi përtej interesave personale të lidershipit të PD dhe ShL.
Sot duhet një hap pas nga gjithësecili për ti shtruar rrugën bashkëpunimit për bashkim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY