Nuk është hera e parë që ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ndihet nostalgjike për fëmijërinë. Vazhdimisht, ajo ndan me miqtë foto nga fëmijëria dhe oborri i Shkodrës, i cili, natyrisht nuk ishte simbol vetëm për familjen Ҫoba, por edhe për të gjitha familjet shkodrane.
Megjithëse edhe sot një zonjë e pashme, tiparet e Jozefina Topallit janë vënë re qysh në fëmijërinë e largët, pavarësisht jetës në internim apo rrethanave në të cilat jetuan një pjesë e mirë e familjeve shqiptare.
Ndonëse me një fëmijëri dhe rini të vështirë, siҫ e ka përshkruar ajo shpesh në media, koha nuk ia zbeh aspak kujtimin kur, së bashku me vëllanë, Gjonin dhe motrën e vogël, Ildën, luanin bashkë dhe ishin… kaq të lumtur.
Si në këtë foto që ish-kryetarja e Parlamentit ka postuar pak më parë: “Nostalgjike… Duke kujtuar familjen time”, – shkruan Topalli në krah të kësaj fotoje ku ka dalë me vëllanë Gjon dhe motrën e vogël, Ilda.
Sot, pasi është nënë e dy fëmijëve të rritur, deputetja e PD-së ndihet edhe më shumë krenare ndërsa sheh se djali i saj ka tiparet e të vëllait. Këtë e konfirmon edhe pas komentit të mikeshave të saj, të cilat vërejnë se Genari sot (i biri) ngjan me Gjonin (vëllain).
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/