Sekretari i PD, Roland Bejko ndryshon mendje: Nëse Basha nuk bën dorëheqje,...

Sekretari i PD, Roland Bejko ndryshon mendje: Nëse Basha nuk bën dorëheqje, do të jetë largim pa dinjitet

307
0
Shares

Sekretari për Çështjet Vendore në Partinë Demokratike, Roland Bejko, ka ndryshuar mendje rrënjësisht në lidhje me qëndrimin e Lulzim Bashës në krye të PD.

Pak ditë para votimeve të 6 marsit ai tha se Basha nuk duhet të largohet edhe nëse humbet por tani ka reflektuar.

“Duket sikur kemi bërë ne më shumë, elektorati gri nuk e pranoi Bashën. Berisha mori atë që donte, ti tregonte amerikanëve se ka mbështetje brenda PD, nuk mund të më përzini, ka vitalitetin e duhur për të qenë kryetar partie, edhe pse nuk jam për rikthimin e tij. Në krye të partisë nuk mund të jetë një non grata. Berishizmi është ulur këmbëkryq në PD, fjalët e Berishës janë si të regjimit punist. Më vjen keq që zoti Basha na vuri në pozitë të tillë, kemi marrë përsipër mërzinë e ithtarëve të Berishës. Asnjë lider nuk e ka marrë mbështetjen kaq të drejtpërdrejtë sa Lulzim Basha nga SHBA. Bashës iu dogj shansi për të qenë kryetar, deri në datën 6 kishte mundësinë që të tregonte se mund ta çonte PD, në mos në fitore në rritje votash. Tani nuk kemi më kohë për të humbur. Nuk kam qenë dakord me kërkesën të largohej zoti Basha, pas largimit të Berishës, për arsye se nuk kishte arsye”, tha Bejko sot në një intervistë në mcn tv.

Kur një kryetar nuk e ka grupin me vete duhet të japë menjëherë dorëheqjen, për të ruajtur dinjitetin e vetë, deklaroi ai.

I pyetur nëse pret që Basha të japë dorëheqjen deklaroi se, “Nëse nuk e bën, do të jetë një largim pa dinjitet. Pa u larguar dhe Berisha dhe Basha nuk do të ketë bashkim të demokratëve. Me zotin Basha, nuk shkojmë larg”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY