Deputeti Flamur Hoxha ende nuk e ka ndarë mendjen për Lulzim Bashën

Deputeti Flamur Hoxha ende nuk e ka ndarë mendjen për Lulzim Bashën

59
0
Shares

Deputeti i Kukësit, Flamur Hoxha ende nuk e ka ndarë mendjen në lidhje me Lulzim Bashën. Hoxha ndryshe nga të gjithë deputetët e tjerë që tashmë janë përcaktuar, shumica për largimin e Bashës.

Hoxha thotë se është që të mos largohet as Berisha, as Basha por nuk e bën të qartë nëse me herët ka votuar për largimin e Berishës.

Postimi i Hoxhës:
Të gjithë demokratët duhet ta dinë që unë deputeti Flamur Hoxha nuk kam asnjë armik në Shqipëri dhe në politikën shqiptare, kam vetëm kundërshtare politike qeverinë që keqdrejton vendin dhe shqiptarët.

Kultura, formimi, geni familjar, kamja, nuk më lejojnë të fyej e të shpif apo të lakmoj.

Ndjej për detyrë të sqaroj gjithë opinionin publik sa lidhur me qëndrimin tim mbajtur sot në mbledhjen e rradhës së Kryesisë së PD!

Pikë së pari përgënjështroj me neveri gjithçka është përcjellë dhe shkruar në media mbi qëndrimin tim mbajtur sot dhe më parë, duke i shtrembëruar tërësisht fjalët e mija dhe duke vendosur fjalë të cilat nuk i kam artikuluar kurrë.

Unë në vetë të parë, as nuk kam shpallur armiq dhe as nuk kam nominuar askënd tjetër, pasi për mua çdo individ që ka kontribut në partinë demokratike konsiderohet koleg dhe shumë prej tyre edhe miq.

Qëndrimi im ka qënë i pastër për bashkim të të gjithë demokratëve dhe zgjidhjen e kësaj situate, bashkim përtej kujdo individi, qoftë ky Sali Berisha apo Lulzim Basha.

Kam kërkuar bashkim të gjithë demokratëve në funksion të Partisë Demokratike me qëllim ringritjen dhe fitoren e Saj.

Neveris çdo lajm të publikuar në media e portale, të cilat kanë deformuar fjalën time, por gjithashtu kanë dëmtuar personin tim dhe jo vetëm, shumë rëndë.

Unë nuk mund ti ndaloj shpifesit e dështakët të bëjnë zanatin e tyre. Bota nuk mund të jetë e plotë pa pjesën e saj të keqe e të lige, pa batakun e saj.

Menjëherë kam nisur konsultimin me ekspertë të fushës për ta ndjekur edhe gjyqësisht këtë situatë e cila është e papranueshme për mua personalisht dhe shumë shpejt do t’Ju bëj me dije për çdo zhvillim të proceseve penale dhe civile.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY