Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar: Vë veten në dispozicion të zgjidhjes

Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar: Vë veten në dispozicion të zgjidhjes

52
0
Shares

Lukzimn Basha ka refuzuar të japë dorëheqjen e kërkuar nga shumica e deputetëve demokratë ndërsa tha se e vendos veten në dispozicion të zgjidhjes.

Deklarata e plotë e Bashës,pyetje-përgjigje:

Ajo që dua t’iu them sot, është që grupi parlamentar ka pasur një diskutim të gjatë me shumë përgjegjësi për gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike. Dhe kam konstatuar se na përbashkon ajo që iu thashë edhe sot në hyrje të takimit, ajo që iu thashë edhe sot në hyrje të takimit, ajo që iu thashë edhe dje, edhe pardje. Vendosmëria për të bërë gjithçka për të përbashkuar Partinë Demokratike. Dhe padiskutim që si kryetar i Partisë Demokratike, përgjegjësia kryesore bie mbi mua, ndaj ndava me grupin parlamentar në këtë diskutim të gjatë dhe të frytshëm atë që do të ndajë edhe me institucionet e tjera të partisë, vënien time në dispozicion të zgjidhjes në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme që ndihmojnë përbashkimin e Partisë Demokratike dhe ecjen e demokratëve përpara.

Pyetje: Pse nuk e dhatë dorëheqjen zoti Basha. Jua kërkoi thuajse i gjithë grupi parlamentar në mbledhjen e sotme.

Lulzim Basha: Edhe një herë, sot grupi parlamentar ka bërë një analizë të gjendjes. Ka parë mundësitë e përbashkimit të demokratëve. Nuk ka kërkuar as koka turku, as justifikime. Dhe as unë nuk jam këtu për të bërë justifikime, apo për të bërë kokë turku. Ajo që dua t’iu them sot dhe ajo që iu kam thënë dje, pardje, në ditët e mëparshme, që për mua gjëja më e rëndësishme është bashkimi i demokratëve. Demokratët gjithmonë janë bashkuar rreth vlerave, standardeve dhe parimeve. Në të njëjtën mënyrë do të ecim përpara. Sa më takon mua, jam në dispozicion të zgjidhjes më gjithçka që unë kam në dorë. Ju faleminderit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY