Del vendimi i Bordit të karburanteve, çmimi më i lartë se sa...

Del vendimi i Bordit të karburanteve, çmimi më i lartë se sa ishte sot në mëngjes. Qeveria nuk prek fitimin, propozon çmim mbi nivelet e bursës

143
0
Shares

Qeveria miratoi Aktin Normativ për krijimin e Bordit të Transparencës së çmimeve ndërkohë që Bordi miratoi sot cimin për naftën i cili është më i madh se cmiki që vendosën vet karburantet sot në mëngjes.

Karburantet kishin një cmim nga 1990 deri në 2000 lekë litri ndërsa Bordi e ka mbajtur atë 2170. Cmimi i bordit është ndërkohë mbi nivelin e bursës.

Nëpërmjet akti normativ të qeverisë normohen dhe monitorohen çmimet e shitjes së nënprodukteve të naftës për  konsumatorët.

Në zbatim të këtij Akti Normativ u mblodh menjehereBordi i Transparancës dhe kufizimit të përkohshëm tëçmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë tënënprodukteve të naftës dhe gazit,.

Akti normativ:

Në mbledhjen e tij të parë, dhe bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ vendosi:

1.Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 12 Mars-15 mars 2022, të  jetë 217 lekë/litri.

2.Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228  për periudhën 12 Mars-15 mars 2022, të  jetë 217 lekë/litri.

3. Çmimi i shitjes me pakicë  nënproduktit gaz për periudhën 12 Mars-15 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri.

Bordi i Transparancës do mblidhet përsëri ditën e martë, datë 15.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY