Fisa dhjetra të rinj në shumë qytete të vendit janë arrestuar ose proceduar penalisht pasi morën pjes në protesta dhe bllokimin e rrugëve anëmabne vendit.
Me qëllim frikësimin e qytetarëve policia në stilin rus ka mbushur qelitë e komisariateve me protestues në kundërshtim me ligjin.
“Penguan qarkullimin e mjeteve të transportit, dhe prishën rendin dhe qetësinë publike gjatë protestës së ditës së djeshme, procedohen penalisht 6 shtetas”, njofton policia e Tiranës.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ka ushtruar dhunën e saj ndaj protestuesve që bllokuan rrugën e Arbrit.
“Penguan qarkullimin e automjeteve duke bllokuar rrugën nacionale Bulqizë-Peshkopi dhe nuk iu bindën e kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 5 shtetas, procedohen penalisht 16 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe të Komisariatit të Policisë Bulqizë në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 10 dhe 11 mars 2022, në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi, bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”,” Organizimi apo pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasit: Sh. GJ., 43 vjeç, L. P., 28 vjeç, N. A., 40 vjeç, B. A., 60 vjeç, K. T., 25 vjeç.
Si dhe filloi procedimi penal për shtetasit : B. D., 44 vjeç, Sh. D., 42 vjeç, A. Sh., 31 vjeç, O. D., 22 vjeç, I. Ç., 35 vjeç, Z.Ç., 58 vjeç, Y. L., 25 vjeç, L. L., 31 vjeç, M. S., 40 vjeç, M. Ç., 45 vjeç, E. L., 37 vjeç, Sh. T., 40 vjeç, L. A., 26 vjeç, B. C., 40 vjeç, S. Gj., 37 vjeç, Y. R., 23 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi I. L., pasi këta shtetas me datë 11 dhe 12 mars, kanë penguar qarkullimin e automjeteve duke bllokuar aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi”, njofton policia e Dibrës.
Në Lezhë arrestohet në flagrancë 1 shtetas, si dhe procedohen penalisht 10 të tjerë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në protestë të paligjshme “, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë shtetasin Gj.Gj., banues në Lezhë, si dhe proceduan penalisht shtetasit E.L., K.Sh., K.Ll., F.Ll., E.Ll., A.N., L.N.,L.Gj.,G.K.,dhe D.F., pasi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit” kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Lezhë-Shkodër duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes”, njofton policia e Lezhës.
Edhe në Berat policia ndërhyri dhunshëm ndaj protestuesve.
“Penguan qarkullimin e automjeteve duke bllokuar rrugën kryesore urbane “Antipatrea” dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë, procedohen penalisht 5 shtetas”, njofton policia e Beratit.
Në Lushnjë protestuesit bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e automjeteve në të dy senset e lëvizjes në aksin rrugor Fier-Lushnjë dhe policia procedoi penalisht 13 shtetas.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” shtetasit A. Ç., 30 vjeç; F. T., 49 vjeç; S. Rr., 50 vjeç; Sh. Z., 52 vjeç; Sh. S., 55 vjeç, B. Gj., 47 vjeç; S. V., 51 vjeç; B. S., 34 vjeç; B. K., 49 vjeç; K. K., 22 vjeç; S. K., 67 vjeç; A. T., 65 vjeç; R. H., 35 vjeç, pasi ditën e djeshme në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Fier-Lushnjë, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes”, njoftoi policia e Lushnjës.
Edhe në Korçë policia procedoi penalisht 10 shtetas.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal për shtetasit E. S., 63 vjeç; O. P., 16 vjeç; E. J., 26 vjeç; E. D., 43 vjeç; M. G., 32 vjeç; M. S., 18 vjeç; M. B., 42 vjeçe; Xh. Xh., 24 vjeç; Y. P., 29 vjeç dhe F. B., 21 vjeç@, njofton policia e Korçës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/