Nis protesta në Tiranë, Durrës, Shkodër, Berat: Kush mbjell uri, do të...

Nis protesta në Tiranë, Durrës, Shkodër, Berat: Kush mbjell uri, do të korrë revoltë!

43
0
Shares

Nis protesta e qytetarëve në Tiranë kundër rritjes së çmimeve.

Disa qindra qytetarë dhe stidentë janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në ditën e tretë të protestës.

Në qendër është vendosur një banderolë ku shkruhet: “Kush mbjell uri do të korrë revoltë”.

Edhe në Durrës po mbahet proteste masive në akset dhe zonat kryesore te qytetit te Durresit ashtu si dy ditët e mëparshme. Qytetarët kanë vershuar ne rrugë dhe kanë bllokuar zonen e njohur si Stacioni i Trenit, e cila është tejet e frekuentuar ne këtë orar ndërsa më pas do vendosen në rrethrrotullim dhe hyrje-dalje në autostraden Tiranë-Durrës.

Ndërkaq në qytetin e Beratit ka nisur protesta nga disa qytetarë.

“Ju lutem bashkohuni. Mos kini frikë e as turp bashkohuni për interesin tuaj, ne s’mund të jemi viktima të cakallëve që po zhvasin ekonominë e Shqipërisë. Ju lutem largojeni frikën, nuk është turp, turp është të vdesësh urie”– ka bërë thirrje një qytetar.

Në Shkodër disa qindra qytetarë u bashkuan edhe spt në protestë. Një qytetar tha se rritja e cmimeve është vjedhje. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY