NJOFTIMI/ Autoriteti i Konkurencës duhet të hetohet, sic mbrojti tregtarët e miellit...

NJOFTIMI/ Autoriteti i Konkurencës duhet të hetohet, sic mbrojti tregtarët e miellit do të mbrojë edhe këta të naftës e vajit

58
0
Shares

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur që me 3 mars monitorimin e tregut të karburanteve naftë dhe benzinë dhe, pas evidentimit të disa dyshimeve të arsyeshme për shtrembërim të mundshëm të konkurrencës, ka filluar hetimin që në datën 25 shkurt.

“Autoriteti i Konkurrencës njofton se të gjitha kompanitë e tregtimit të karburanteve janë nën hetim dhe, për ato kompani që do të provohet se kanë shkelur dispozitat e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, masat e Autoritetit të Konkurrencës do të jenë në përputhje me penalitetet e parashikuara”, thuhet në një njoftim të Autoritetit.

Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës bën të ditur se ka vendosur menjëherë nën monitorim subjektet të cilat operojnë në tregun e produkteve vaj vegjetal, miell, vezë, oriz dhe sheqer.

Autoriteti i Konkurencës ka humbur besimin te pubkikubpas rritkes së cmimit të bukës një bit më parë. Institucioni nisi një hetim dhe bordi edhe pse gjetë situatë jokonkurenciale në tregun e miellit nuk nfëshkoi asnjë nga tregtarët ndërkohë prej atëherë shqiptatët e blejnë bukën më shtrenjtë.

Ky autoritet në nkë vend normal do të vendosej nën hetim për korrupsion. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY