Mori pronë me dokumenta të falsifikuara në Himarë, filloi të ndërtonte

Mori pronë me dokumenta të falsifikuara në Himarë, filloi të ndërtonte

53
0
Shares

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim në qarkun e Vlorës.

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë kapjen e shtetasit në kërkim:

H. Gj., 48 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi I. K., 52 vjeç, banues në Gjilekë, Himarë, se shtetasi H. Gj., punonjës i ASHK Vlorë, duke falsifikuar disa dokumente për një pronë në Himarë, me anë të mashtrimit, ka nxjerrë lejen e legalizimit në emrin e tij dhe ka filluar të ndërtojë në këtë pronë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY