Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës ndërprenë mësimin sot dhe u përfshinë në një oritestë në formë marshimi nga Kamza deri në Tiranë te Kryeministria dhe Ministria e Infrastrukturës.
Studentët bllokuan për disa minuta nënkalimin te “Casa Italia”, duke lënë në radhë edhe një makinë të forcave Shqiponja.
Në disa raste janë përkrahur dhe nga drejtuesit e mjeteve, të cilët i kanë përshëndetur përmes borive.
Studentët kanë deklaruar se jetesa po bëhet e padurueshme, për shkak të rritjes së çmimeve në shumë produkte, e padyshim dhe atë të karburanteve.
Një prej studentëve, i pyetur nga gazetari Elvis Myrta, për faxnews, tha se ai do të jetë i pranishëm në protestën që do të zhvillohet pasditen e sotme përpara kryeministrisë.
‘Së pari falenderoj të gjithë ata që kanë marrë nismën e protestës. Mirë është që të jemi të gjithë në protestë, unë vetë do të shkoj, e do të bëj të pamundcurën që të marr edhe miqtë e mi’, tha një prej studentëve.
Studentët kanë bërë thirrje: Bashkohuni me ne, eja mblidhuni këtu! Hiqni tarifat. UBT proteston! a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/