Policia në duart e Ramës, masa terrori ndaj protestave në të gjitha...

Policia në duart e Ramës, masa terrori ndaj protestave në të gjitha qytetet

47
0
Shares

Qindra protestues në të gjithë vendin u arrestuan dje nga policia dhe janë proceduar penalisht në përpjekje për të shuar protestat e qytetarëve kundër qeverisë që lejoi rritjen abuzive të çmimeve.

Durrës:

Policia arreston 2 protestues, procedohen penalisht 50 protestues të tjerë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 10 mars 2022, bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

– E. S., 21 vjeç dhe A. B., 33 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu u proceduan penalisht 50 shtetas, pjesëmarrës në protestë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së datës 10 mars 2022.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në akte dhune dhe të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve, sepse do të përballen me forcën e ligjit.

Shkodër:

Bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e automjeteve në sheshin “Parrucë”, procedohen penalisht 8 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesmarrje në tubim të Paligjshëm” “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë Publike” shtetasit: B. O. 33 vjeç , banues në lagjen Dobrac i ri, Shkodër, M. Sh. 57 vjeç ,banues në lagjen “3 Herojt” Shkodër, K. D. 27 vjeç, banues në Grude e Re, Shkodër, Ç.T.   54 vjeç, banues në fshatin Beltojë,  Shkodër, L. K. 44 vjeç , banues në fshatin Palaj, Shkodër, Sh. Ç. 34 vjeç , banues në lagjen “Partizani”, Shkodër, M. B. 38 vjeç ,  banues në lagjen Guerile Shkodër, K. P. 57 vjeç, banues lagjen Mark Lula, Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. T. 55 vjeç, banues në lagjen Salo Halili Shkodër.

Mirditë:

Bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e automjeteve në të dy senset e lëvizjes në rrugën e kombit, arrestohen në flagrancë 5 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 13 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në protestë të paligjshme “, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë shtetasit: M.Ç., P.K., P.J., E.Gj. dhe Y.Z., banues në Mirditë, pasi ditën e djeshme në fshatin Ndërfushaz, kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Milot-Morinë duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim policor për shtetasit:Gj.N., B.S., F.P., T.S., L.T., E.T., K.N., M.N., P.N., Gj.N., B.Gj., T.P., dhe P.N., banues në Mirditë.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe disa automjete me të cilat këta shtetas kanë bllokuar në mënyrë të paligjshme rrugën.

Elbasan:

Penguan qarkullimin e automjeteve duke bllokuar rrugën nacionale Prrenjas-Pogradec dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë, procedohen penalisht 7 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd proceduan penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit: F. K., 30 vjeç, K. Ç., 25 vjeç, M. H., 22 vjeç, F. Ç., 27 vjeç, G. L., 40 vjeç, O. B., 27 vjeç dhe E. B., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, kanë penguar qarkullimin e automjeteve duke bllokuar aksin rrugor Prrenjas-Pogradec.

Tiranë:

Penguan qarkullimin e mjeteve të transportit, prishën rendin dhe qetësinë publike dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë protestës së ditës së djeshme, arrestohen në flagrancë 23 shtetas, procedohen penalisht 23 të tjerë dhe po punohet për kapjen e një shtetasi tjetër.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariateve në varësi të saj, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 10 mars 2022, bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

– N. L., 27 vjeç, Sh. B., 37 vjeç, A. K., 42 vjeç, R. M., 40 vjeç, S. Sh., 22 vjeç, H. Ç, 25 vjeç, I. B., 28 vjeç, E. M., 21 vjeç, I. B., 57 vjeç, F. I., 43 vjeç, D. T., 28 vjeç, I. P., 45 vjeç, J. K., 25 vjeç, B. D., 21 vjeç, A. M., 21 vjeç, A. M., 20 vjeç, N. L., 24 vjeç, E. T., 21 vjeç, A. A., 23 vjeç, R. M., 21 vjeç, G. T., 21 vjeç, J. Sh., 21 vjeç dhe Gj. B., 27 vjeçe.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 23 shtetas të tjerë dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. K., 23 vjeç.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së datës 10 mars 2022. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY