Rama thërret në zyrë tregtarët e naftës, 2 ditë më parë tha...

Rama thërret në zyrë tregtarët e naftës, 2 ditë më parë tha se nuk ndërhynte dot në tregun privat

44
0
Shares

Kryeministri Edi Rama u takua sot me furnizuesit e naftës, edhe pse dy ditë më parë deklaroi se nuk kishte fuqi të hynte në treg.

Ai ua ka bërë të ditur tregtarëve të naftës se kush do të jetë në bord përfshirë edhe përfaqësuesit e tregtarëve.

Rama tha se pjesë e bordit do të jenë ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, ministrja Belinda Balluku, dy drejtorët ai i Tatimeve dhe i Doganave, si dhe kreu i Autoritetit të Konkurencës, Denar Biba.

Nga ana tjetër do të jenë 5 përfaqësues nga vetë biznesi, të cilët sipas Ramës duhet të jenë pjesë e sakrificës për përballimin e luftës.

Rama tha se nëse një pikë karburanti do të ketë një çmim më të lartë se ai i miratuar nga Bordi, që do të funksionojë përmes një akti normativ, atëherë biznesi do të mbyllet nga shteti.

“Përmes një bordi kombëtar, ju dhe qeveria çdo ditë, ministrja e financave, e Infrastrukturës dhe enerfjisë, drejtori i tatimeve dhe doganave, dhe kreu i autoritetit të konkurencës, dhe 5 nga ju, do të jeni në një tavolinë.

Nëse dikush vendos një çmim që nuk është miratuar nga bordi, atëherë do të humbasë pikën e kaburantit. Unë besoj se liria ekonomike është themelore, dhe nuk i besoj shtetit që hyn për të rregulluar çmimet. Ajo që na kërcënon më shumë, nuk është çmimi, por mungesa e furnizimit.

Ne do të bëjmë transparencë të përditshme në lidhje me çmimin, që njerëzit ta kuptojnë që çdo qindarkë është aty”, tha Rama.

Në vijim Rama tha se tregtarët nuk do të shesin me fitim për sa kohë do të kontrollohen nga bordi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY