Komisioni i Rithemelimit të PD ka vendosur sot të shtyjë Kuevndin e PD nga 22 marsi në një datë tjetër. Përmes një deklarate thuhet se kuvendi do të mbahet me 30 prill.
Pavarësisht se nuk thuhet në deklaratë shtyrja krijon mundësinë e bashkimit të PD përmes dorëheqjes së Lulzim Bashës.
Drklarata e Rithemelimit:
Komisioni i Rithemelimit të PD në mbledhjen e datës 10 mars, pasi analizoi zhvillimet politike si dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të zhvilluara në 6 bashkitë e vendit, falenderon kandidatët e Shtepisë së Lirisë dhe të gjithë zgjedhësit e 6 bashkive për garën e dinjitoze dhe performancën e mirë në këto zgjedhje lokale.
Në këtë mbledhje, Komisioni i Rithemelimit gjithashtu vendosi:
Të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale,
Te nisë procesin statutor te riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, proces i frenuar për shkak te këtyre zgjedhjeve,
Të vazhdojë dhe të permbyllë procesin statutor në degët tjera konform udhëzimeve.
Për arsyet e sipërpërmendura, në mënyrë që gjithë ky proces te përfundojë me sukses, Komisioni i Rithemelimit të PD vendosi që të shtyjë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datën 30 prill. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/