Kryeministri Edi Rama tha sot pasdite në një dalje live në Facebook se rritja e çmimeve është si pasojë e luftës në Ukrainë.
Disa televizione ndërprenë pamjet nga protesta dhe dhanë kryeministrin pa shkëputje.
Rama tha se ajo që ka rëndësi është çmimi i energjisë, për të cilin garantoi se nuk do të ketë asnjë ndryshim për familjet shqiptare.
Kreu i qeverisë u shpreh se qeveria nuk mund të ndërhyjë në tregun e lirë të çmimeve, ndërsa paralajmëroi se qeveria do ti dalë në mbrojtje njerëzve duke thene se kanë gati skenarët për përballimin e rritjes së çmimeve si pasojë e luftës.
Kryeministri tha se jemi në një situatë kur njëri prej prodhuesve të mëdhenj të naftës dhe gazit ka hyrë në luftë dhe çmimet kanë kërcyer.
“Brenda 48 orëve do të shpalos një plan, një akt-normativ, një bord administrimi, do të jenë në tavolinë me të gjithë qeverinë për transparencë fitimesh, marzhi i fitimit do të përcaktohet në atë tavolinë dhe jo sipas qejfit. Do të përcaktohet gjithçka deri tek pika e fundit e shitjes, deri në një moment të dytë. Do të përcaktojmë masa drastike për çdo furnitor që shkeli rregullat e asaj tavoline, Nuk është dita për të fituar, jo, jemi në lufta, do ta trajtojmë këtë si një luftë. Do të gjobiten ata që vendosin cmime sipas dëshirës pa miratimin e bordit”, u shpreh Rama duke u tërhequr përgjatë bisedës së tij nga deklarata që tha në fillim të bisedës se nuk mund të ndërhynte. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/