RAPORTI PËR SPAK/ “Inceneratorët, grup i strukturuar kriminal me 50 zyrtarë të...

RAPORTI PËR SPAK/ “Inceneratorët, grup i strukturuar kriminal me 50 zyrtarë të lartë të qeverisë”

58
0
Shares
Deputetja Jorida Tabaku ka paraqitur në Parlament raportin  për aferën 430 milionë Euro të inceneratorëve i cili më pas pas do të depozitohet nëSPAK.
Sipas Tabakut në grupin e strukturuar kriminal, të përfshirë 50 zyrtarë. Edi Rama i mbron politikisht. Afera masive financiare rezulton se është mbështetur në dy shtylla kryesore: 
1.Përfitimi i kontratave koncensionare nga kompani, pa përvojë dhe pa aftësi financiare;

2. Përdorimi i fondeve publike përmes një skeme pastrimi parash për t’i nxjerrë këto fonde jashtë vendit apo duke kryer pagesa me kompani fiktive si dhe kompani që zotërohen nga të kërkuarit në arrati Zoto-Gugallja-Mërtiri.

Raporti i paraqitur nga Tabaku:

Në shkurtin e vitit 2018 në këtë sallë do të ftoja nënjë interpelancë plenare  ish ministrin e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknurin. Do ta ftoja për të debatuar mbi atë që sot njihet si “Afera e Inceneratorëve” që buxhetit të shtetit dhe taksave të shqiptarëve i kushton 430 mln euro.

Katër vite më pas jemi në këtë sallë parlamentare duke diskutuar një Raport të Komisionit Hetimor tëInceneratorëve. Një pikë e rëndësishme e njëdenoncimi që Partia Demokratike e ka bërëvazhdimisht që nga dita e parë ku u mësua për inceneratorin e Elbasanit e deri më sot.

Një provë e pakontestueshme e një angazhimi serioz që ne si opozitë kemi ndaj kauzave, çështjeve dhe se nuk trembemi as kur kërcënohemi apo sulmohemi publikisht nga qeveria dhe padyshim tentakulat e saj në media.

Që nga tetori 2021 në Kryesinë e Kuvendit tëShqipërisë janë zhvilluar mbi 20 seanca mbledhjesh përfshirë edhe seancat dëgjimore të 41 dëshmitarëve për t’i ofruar shqiptarëve një panoramë të qartë se si kjo mazhorancë dhe qeveria Rama ka operuar me paratë e buxhetit të shtetit nga viti 2014 e në vijim.

Sot, në një raport të plotë të shkruar nga ekspertëligjorë, të ekonomisë, të mjedisit dhe të fushës sëenergjisë elektrike të gjatë 120 faqe drejtuar SPAK e mbi të gjitha qytetarëve të këtij vendi do të mund tëshohim se si është zbatuar një aferë financiare korruptive në kurriz të shqiptarëve me taksat e tyre që pasurojnë 3 individë me lidhje të ngushta nëqeveri.

Kjo është me pak fjalë historia që ndodh thuajse nëçdo koncesion/PPP korruptive, të panjohur që me duar në xhepa vijnë për të marrë 430 mln euro nga taksat e shqiptarëve. Thjesht, kësaj radhe opozita mundi ta faktojë edhe nga dëshmitë e nëpunësve civilë, qytetarëve të thjeshtë, sipërmarrësve por edhe nga padija e rigjetur e ish ministrave, sekretarit organizativ të PS, sekretarit të përgjithshëm tëkryeministrisë e kështu me radhë.

Mbi 60 orë dëgjesa publike, me qindra dokumente janë një pasuri e madhe jo vetëm për prokurorët e SPAK por edhe për këdo që dëshiron të kuptojësadopak përfshirjen e Këshillit të Ministrave në njëaferë që e bënë shkel e shko sepse menduan, siç edhe mendojnë, se nuk do t’i kapë drejtësia. Se janë tëpaprekshëm! Të pamposhtur!

Qëllimi ynë kryesor me krijimin e këtij Komisioni Hetimor ishte të bënim të qartë me prova e fakte për qytetarët e Shqipërisë, atë që kemi denoncuar prej vitesh;  Kryerjen e krimit shtetëror të vjedhjes së parave të Shqiptarëve me anë të vënies në dispozicion të institucioneve qeveritare në nivel qendror dhe lokal, një grupi individësh që me duar nëxhepa dhe pa asnjë eksperiencë iu dhuruan tre projekte me vlerë mbi 430 mln euro.

Këta individë kishin për detyre të zbatonin vetëm njëdetyrë, të merrnin përsipër arkëtimin e parave nga buxheti i shtetit për vete, në kompanitë e tyre dhe mëtej këto para t’ia shpërndanin përfaqësuesive tëqeverisë. Këta ishin ata që mundësuan Krijimin e Skemës më të madhe Mashtruese dhe Korruptive të zbuluar ndonjëherë në Shqipëri. Kjo skemë kishte si qëllim vetëm marrjen e fondeve publike, mosndërtimin e Inceneratorëve në mënyrë që të mundësohej vjedhja galopante e parave të shqiptarëve!

Qëllimi primar i këtij grupi të struktuar kriminal i përbërë nga përfaqësues të niveleve më të larta të qeverisjes qendrore së bashku me stafet në varësi të tyre, dhe padyshim edhe qeveria lokale  Nga kryetarët e bashkive të përfshirë dhe institucionet që kanë lehtësuar procedurat, mundësuar eficencën e skemës dhe mbylljen e syve për atë që ka ndodhur.

Afera masive financiare rezulton se është mbështetur në dy shtylla kryesore:

1. Përfitimi i kontratave koncensionare nga kompani, të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën, pa përvojë dhe pa aftësi financiare; në shkelje të procedurave në hartimin, miratimin dhe zbatimin e kontratave koncensionare
2. Përdorimi i fondeve publike përmes një skeme pastrimi parash për t’i nxjerrë këto fonde jashtë vendit apo duke kryer pagesa me kompani fiktive si dhe kompani që zotërohen nga të kërkuarit në arrati Zoto-Gugallja-Mërtiri.

Zanafilla e aferës inceneratorëve do ngjante e pakuptueshme nëse këtë pjesë parë analizësnuk do ndaleshim tek kush ishin tre kompanitë iniciuan tre projektet Elbasan, Fier dhe Tiranë, dhe mbi gjitha kush ishin pronarët e këtyre trekompanive. Faktet, dokumentet, dëshmitë tregojnë se fakt janë gjithmonë njëjtin njerëz, njëjtatmekanizma, njëjta lidhje korruptive dhe praktika paligjshme. Formalisht, pronarët e inceneratorëve janë tre: Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Por, e vërteta është se kryepronari i inceneratorëve është vetëm shtetasi Mirel Mërtiri, ndërsa shtetasi Klodian Zoto është vartësi i tij, dhe shtetasja Stela Gugallja, është bashkëjetuesja e tij. Megjithëse pra, ky shtetas herë përpiqet të fshihet pas një kompanie holandeze, herë pas dy kompanive italiane, e hërë pas një kompanie malteze, ai është gjithmonë i njëjti dhe shfaqet kudo sa herë që flitet për destinin e miliona eurove të përfituara nga afera e inceneratorëve.

Mirel Mërtiri pra, një person me të shkuar të dyshimtë dhe pa ndonjë sukses të madh në sipërmarrjet e tij, papritur u bë personi kyc në një nga bizneset më fitimprurëse kudo në botë. Ai “pati idenë brilante” për t’i propozuar ministrit të Mjedisit, Lefter Koka ndërtimin e tre inceneratorëve, dhe ideja e tij jo vetëm u gjet “shumë interesante” për interesin publik, por të gjitha institucionet qëndrore dhe vendore u vunë në dispozicion të tij, për të implementuar “gjetjen e shekullit”, të cilën shumë vende e kishin refuzuar me vendosmëri për shkak të pasojave që prodhonte në mjedis dhe shëndetin e njerëzve. Kushdo tashmë mund të ketë ngritur pyetjen se si ka mundësi që gjithë shteti vihet në funksion të një njeriu. Dhe në fakt kjo është një pyetje e drejtë sepse kur lexon aktet, dokumentet dhe dëshmitë, shikon se si funksionarë publikë që kishin refuzuar me vendosmëri projektin, papritur “reflektojnë” dhe e miratojnë.

Përgjigja fakt e Komisionit Hetimor, ProkurorisëKundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, medias dhe qytetarëve, duhet kërkuar fakt lidhjet e këtij shtetasi me persona mbajnëfunksione larta qeveritare, njëri prej cilaverezulton jetë deputeti, ish-ministri i Ekonomisë, ish-ministri i Financave, ministrit i Shtetit përRindërtimin dhe zëvëndëskryeministri ArbenAhmetaj. Faktet do paraqesim vijimdëshmojnë për njohjen e vjetër dhe marrëdhënien e konsoliduar këtyre dy shtetasve me njëri-tjetrin, cka fakt edhe publikisht nuk është mohuarasnjëherë nga ministri Ahmetaj. Një lidhje tjetër dhenjohje e vjetër e shtetasit Mërtiri, por vecanërisht e shtetasit Klodian Zoto është edhe ish-ministri iInfrastrukturës dhe Energjisë, deputeti dhe sekretari ipërgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.

Dyshja AhmetajGjiknuri duken pra, jenëmrekullibërësit e transformimit Mërtirit një ngabiznesmenët mëdhenj dhe fuqishëm vend. Dhe kjo jo për zemërgjërësi apo bujari, por për shkak interesave pastra korruptive dhe financiare ilidhin këta shtetas me njëri-tjetrin. Mundësitë e Komisionit Hetimor për t’i shkuar tej kësaj vërtete madhe, ishin kufizuara dhe u penguanvecanërisht nga avokatët e aferës inceneratorëve Komision, institucione publike dhe bankat e nivelit dytë. Megjithatë, një hetim i plotë dhe igjithanshëm i organit akuzës, SPAK mund zbardhë plotë interesat i lidhin fort me njëri-tjetrin Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, ArbenAhmetaj dhe Damian Gjinkurin. Një ndihmëvecanërisht e madhe mund t’i vijë SPAK-ut nëse do fokusohet te hetimi i udhëtimeve përbashkëta kanë realizuar këta shtetas, vendeve ku kanëqëndruar dhe aktivitetet kanë kryer.

Kompanitë kanë fituar kontratat koncensionarepër ndërtimin e landfill+incenerator Elbasan, Fierdhe Tiranë, nuk kanë pasur asnjë përvojë fushën e përpunimit dhe incenerimit mbetjeve urbane.

Kompanitë koncensionare, siç rezultojnë ngadokumentet zyrtare, nuk kanë pasur as kapacitetetefinanciare për ndërtimin e tre landfilleve dheinceneratorëve, vlera operacionale e cilavepërllogaritet rreth 150 milionë euro, pa përfshirëpërfitimet e tjera nga shërbimi i depozitimit dheincenerimit mbetjeve urbane, prodhimin dheshitjen e energjisë si dhe depozitimin e dherave sigurara si një monopol përmes veprimeve dhemosveprimeve qeverisë qendrore dhe asaj lokale..

Në dhjetorin 2013 një vendim i qeverisë krijoi njëkomitet Ndërministror të përbërë nga zëvendësministra që do të ishte hapi i parë për krijimin e terrenit për veprimtarinë e këtij grupi strukturuarkriminal që si qëllim kishte vetëm me anë mashtrimit,  duke krijuar situata pavërteta, duke shfaqur shenja qarta korrupsionit cdostrukturë qeverisëse përfshirë, abuzimit me detyrëndhe pastrimit parave i janë marrë padrejtësisht taksapagueseve shqiptarë shumën e 430  mln euro  

Disa javë më pas nga dita e krijmit të këtij komiteti, kryeministri Rama do të mblidhte 5 nga 11 anëtarët e këtij komitetit dhe tërësisht jashtë kuorumit tëdomosdoshëm do të merrte një vendim që nuk kaasnjë efekt vetëm me 3 firma të zv ministrave. Kjo nëfakt ka qenë e gjithë alibia e mazhorancës që pas dëgjesave të 41 dëshmitarëve u mjaftua në një raportas 40 faqe.

E gjithë alibia që nisi nga kryeministri që nën tagrine dëshmitarit në Komision e përdori këtë vendim sialibi e deri tek kryebashkiaku Elbasanit rrotullohetrreth një vendimi që është nul.

Nën këtë frymë dhe këtë logjikë operimi duke shkelur ligjin dhe duke shpikur procedurainekzistente, nisi dhe procedura e Inceneratorit tëElbasanit. Një procedurë që sipas fjalëve të vetëseketarit të përgjithshëm të kryeministrisë, z. Agaçi, do të niste në korrikun e vitit 2014 dhe do tëvazhdonte me shpalljen e një procedure të pabazuarnë ligjin e Koncesioneve/PPP. Ministri që sot ndodhet në qeli dhe pret gjykimin nisi një Koncesiontë formësNegocim pa shpallje” e cila është njëprocedurë që nuk ekziston në ligj.

Pikërisht edhe për këtë procedurë ai gjendet sot nëarrest. Pikërisht për këtë procedurë ish dejtuesi iAgjencisë së Pokurorimit Publik, Eduart Ahmeti, do ta këshillonte ministrin Koka që të mos e vazhdonte. Pikërisht për këtë procedurë edhe ministri Cani do ta këshillonte ministrin Koka që mos ta vazhdonte.

Por, ironikisht për këtë procedurë do ta këshillonin ministrin Koka për ta vazhduar Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj. I pari madje duke këmbëngulur edhe se procedura ligjore është shumë e saktë dhe e rregullt.

Më tej, minutat e mbajtura shënim të procesverbalit të mbledhje të Komisionit të Koncesioneve vazhdojnë të rrëzojnë alibinë e qeverisë se kjo procedurë nuk vazhdoi më tej.

Një shtet i tërë, i ngritur në këmbë sajon njëprocedurë pa bazë ligjore, në kundërshtim me çdo ligj dhe e çon atë në Këshillin e Ministrave. Aty gardiani i Këshillit të Ministrave e lejon këtëprocedurë, edhe ndonëse në komisionin hetimor premtoi dërgimin e relacionit mbi të cilin ështëmiratuar VKM-ja emblematike 907 sërishmi nuk solli gjë.

17 procedura ndërministrore, brenda 8 orëve të datës 16 dhjetor 2014 do të hyjnë në historinë e shetit modern shqiptar. 17 procedura që sot kanë pas hekurave një ministër të qeverisë Rama.

Pyetja që shumëkush prej qytetarëve dhe deputetëve të interesuar për këtë çështje mund të bëjë është e thjeshtë; pse duhej kaq nxitim? Pse duhej kaq shpejtësi? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje duhet tëndjekim ato miliona euro që taksat e çdo shqiptari kanë paguar për tre inceneratorët.

Skema e “Tre Kovave

Kompanitë koncensionare, me mbështetjen e plotë autoriteteve shtetërore, kanë aplikuar një lloj skeme ngjashme me atë Ekonomik njihet me termin“Tre kovat”.

Skema ka rezultuar e tillë. Kompania “Albtek Energy” shpk, e cila ka fituar kontratën koncensionare për ndërtimin e landfillit+inceneratorit të Elbasanit.

Kompania nuk ka pasur mundësi financiare për projektin me kosto ndërtimi rreth 3 miliardë lekë të reja pa TVSH.

Pasi ka siguruar kontratën koncensionare, kompania “Albtek Energy” ka aplikuar për kredi financiare, duke përdorur si kolateral pikërisht kontratën koncensionare.

Paratë e marra me kredi, si edhe pagesat e kryera nga Qeveria, janë përdorur nga kompania për ndërtimin e landfillit+inceneratorit të Elbasanit, ndërkohë që kontrata koncensionare parashikonte që ndërtimi do të kryhej me shpenzimet e kompanisë private.

Një pjesë e parave të përfituara nëpërmjet kësaj skeme, kompania “Albtek Energy” i ka shpërndarë për konsulencë tek dy kompani të tjera, njëra e zotëruar prej pronares së “Albtek Energy”, shtetasja Stela Gugallja dhe kompania tjetër konsulente nga Klodian Zoto, një personazh që shfaqet gjerësisht në skemën e tri inceneratorëve. Pjesa tjetër e paravepublike janë shpërndarë për kompaninë tjetër Klodian Zotos, Integrated Technology Services.

Sakaq, vërehet një diferencë e qartë mes vlerës zhdoganimeve për impiantin e inceneratorit kontratën e nënshkruar me furnizuesin italian, kuvlera e impiantit ishte 15 mln euro me vlerën e zhdoganimeve 7.7 mln euro.

Në Elbasan është ndërtuar i vetmi incenerator i mbetjeve, një impiant i cili aktualisht nuk po funksionon. Autoritetet qeveritare rezulton se nuk kanë kryer inspektim mbi realizimin dhe cilësinë e punimeve.

Rolin e supervizorit për punimet në impiantin e përpunimit të mbetjeve në Elbasan, ashtu si edhe për punimet e ngjashme në Fier dhe Tiranë, e kanë kryer kompani të të njëjtit “rrjet biznesesh”.

Në dokumentat zyrtare rezulton se asnjë autoritet shtetëror nuk ka mbikëqyrur cilësinë e pajisjeve të përdorura për ndërtimin e impiantit dhe përputhshmërinë e tyre me standartet e nevojshme.

****

E njëjta skemë dublikohet me kontratën koncensionare për ndërtimin e landfill+incenerator në Fier.

Të njëjtët persona, me të njëjtat kompani, pa përvojë dhe, mbi të gjitha, pa kapacitetete financiare, me mbështetjen e pakursyer të zyrtarëve të lartë qeveritarë, marrin përsipër ndërtimin e vend-depozitimit dhe incenerimit të mbetjeve urbane në Fier, me vlerë 3.7 miliardë lekë të reja pa TVSH.

Sërish, kompania koncensionare, “Integrated Technology Ëaste Treatment, Fier”, e drejtuar në maxhorancë nga shtetasi Klodian Zoto, merr kredi financiare, duke vendosur si kolateral kontratën koncensionare.

Po sërish, e njëjta skemë, ku kompania koncensionare, e cila kishte marrë përsipër të kryente vetë investimin, nuk kryen pagesa nga buxheti i saj, por përdor shumat e parave që ka marrë si kredi dhe pagesa periodike nga buxheti i shtetit.

Po njëlloj, një pjesë e parave që përfiton kompania nga Buxheti i Shtetit, i ndan në formën e konsulencës dhe nënkontraktimeve tek shoqëri që janë “pjesë e rrjetit”, si edhe tek shoqëri fiktive, të cilat ngarkojnë koncensionarin me fatura financiare fiktive.

Në Fier, impianti i incenerimit të mbetjeve ishte parashikuar të përfundonte ndërtimin në Tetor 2019. Deri në mbylljen e punimeve të Komisionit Hetimor Parlamentar, në Mars 2022, impianti i përpunimit të mbetjeve në Fier nuk është në funksionim, ndërkohë që Buxheti i Shtetit rezulton se ka kryer të gjithë pagesat e parashikuara në kontratën koncensionare.

***

Tiranë, “skemaka një modifikim, megjithëserezultati është i ngjashëm. Kontratakoncensionare parashikon paguhet jo drejtëpër drejtë nga buxheti i ministrive por përmesTransfertës Pakushtëzuar prej Bashkive Tiranës dhe Durrësit për ndërtimin e landfillit+inceneratorit.

Kompania fituese e kontratës koncensionare, ‘Integrated Energy BV”, njëlloj si simotrat e saj Elbasan dhe Fier, rezulton jetë pa përvojë fushën e mbetjeve dhe pa mundësi financiare.

Ajo përdor kontratën koncensionare si kolateral për marrë kredi bankare, cilën e përdor për fillimin e punimeve. Megjithëse kompania nuk ka nisurpunimet ajo ka marrë fonde nga buxheti i shtetitpërmes Bashkisë Tiranë.

Kompania koncensionare, “Integrated Energy BV”, e regjistruar Amsterdam Hollandës, kishtepërfaqësues kohën e nënshkrimit kontratësshtetasin Klodian Zoto, i njëjti shfaqet koncensionet e ngjashme Elbasan dhe Fier.

Tarifa 29/euro për ton mbeturina është përcaktuar përshërbimin e plotëdepozitim+incenerimmbetjeve urbane. Mirëpo sipas përllograritjeverezulton kostoja reale për ton është 40.61 euro/ton.

Impianti i incenerimit mbetjeve Tiranë nukështë ndërtuar dhe, siç rezultoi gjatë punimeve Komisionit Hetimor Parlament, ai pritet ndërtohet vitin 2025.

Ndërkohë, nga Buxheti i Shtetit, nëpërmjet Bashkisë Tiranës, paguhet e plotë tarifa prej 40.61 euro përton mbeturina, pavarësisht se kompaniakoncensionare nuk ofron shërbimin e incenerimit. Në total kompania e incenerimit ka përfituar nga buxheti i shtetit vlerën e mbi 35 mln eurove.

Sakaq, qeveria qendrore dhe ajo lokale e BashkisëTiranë kanë ndikuar kompania zotëroninceneratorin e Tiranës përfitojë një ardhurekstra formën e një monopoli. Bashkia Tiranë kadetyruar gjithë bizneset e ndërtimit nënshkruajnë një kontratë me kompaninë zotërim inceneratorit Tiranës. ardhurat Integrated Energy BV përfiton nga ky monopol i legalizuar ngashteti kap vlerën e 48.9 mln euro.

Një tjetër e ardhur e përfituar nga kompania pronësi inceneratorit Tiranës, është ajo ngaBashkia e Durrësit. Përmes veprimeve AKUM, nën drejtimin e Alqi Bllakos, u vendos mbyllja e venddepozitimit Porto Romanos pa u gjetur njëzgjedhje alternative. Kështu Bashkia Durrës nisi negocionte një kontratë me inceneratorin e Tiranësaq sa fund përmes një tenderi publik me vlerë 10 milionë euro formën e “Negocimit pa Shpalljeidorëzoi 10 mln euro kompanisë koncesionare inceneratorit Tiranës.

Këto ardhura kompania konceionare e inceneratorit Tiranës i shpërndan jo vetëm trekompanitë e sipërcituara sipër (ITS dhe ZotoConsulting pronësi Klodian Zotos si dhe SE Consulting pronësi Stela Gugalljas). Një tjetërmetodë se si kompanitë kanë  perdorur per transferimin e kapitaleve është ajo transferimit te tyre jashte vendit.

Ky proces nënkupton një kompani marrëshërbime nga kompani sajaguackë ” e rregjistruara vendet njohura si parajsa fiskale. Kjo është zakonisht një mënyrë se si kompanitë kanë bija një vend përdorin për kryertransferime kapitalit apo parave kompanitëmëma jashtë vendit. informacionet lidhje me këtolëvizje janë shumë qartë për tu gjetur ngapërpunimi i dhënave marra nga Drejtoria. Përgjitjshme e Tatimeve.

total, prej analizës kryer, kompanitëkoncesionare kanë deklaruar paktën 94 fatura tilla sherbimesh Librat e tyre  me një vlerë totaleprej 24.48 mln euro, apo mesatarisht 260 mijë euro për një faturë.

****

Pra, tre kompani, pa kapacitet financiar, marrin seri tre kontrata koncensionare, duke aplikuarskemën e “Tre kovave”, nëpërmjet cilës, një pjesë shumës financiare marrë nga Buxheti i Shtetitpër inceneratorin e Elbasanit, e kanë kaluar llogaritë e koncensionarit Fierit dhe shumat e përbashkëta i kanë kaluar tej tek koncensionari iTiranës.

Kompanitë koncensionare kanë qarkulluar paratë e shtetit nga njëri projekt tek tjetri dhe, përfundim, siç rezultoi nga dokumentat e administruar ngaKomisioni Hetimor Parlamentar, nuk gjenden llogaritë bankare të shoqërive.

paktën për koncensionet e impiantit mbetjeve Elbasan dhe Tiranë, kompanitë koncensionarekishin detyrimin kryenin punimet nga buxhetete tyre financiare.

Ndërkohë, asnjë prej tre impianteve incenerimitnuk është funksional, siç rezultoi gjatë verifikimeve kryera nga Komisioni Hetimor Parlamentar.

1. Kompanitë e inceneratorëve kanë përdorurshuma të fryra të kontratave për impiantin duke zhdoganuar një vlerë shumë herë më të vogël se sa ajo e deklaruar në kontratë. E kanë kryer këtëakt në kontratën e koncesionit të Elbasanit kurkanë premtuar një impaint me vlerë 15 mln euro duke zhdoganuar vetëm 4.5 mln euro.
2. Kanë operuar përmes transferimit të kapitalitfinanciar të kompanive bija në kompanitë e tyremëmë. Vlera totale e kësaj transferte nga të trekompanitë është ajo e 24.3 mln euro një shumë e cila duhet të ndiqet nga SPAK dhe duhet kuptuarku ka shkuar dhe si është përdorur.
3. Rruga e tretë është ajo e krijimit të kompanivefiktive që kanë mashtruar me TVSH-në. Por, mëe rëndësishmja është edhe rruga përmes së cilëskompanitë që kanë qenë aksionere apo të lidhurame inceneratorët kanë përfituar punë sinënkontraktorë me një vlerë totale prej 37.8 mlneuro.

Nga e gjithë kjo shuma totale që tre kompanitë e inceneratorëve, që janë fare mirë një, kanë dërguar nërrugë të ndryshme para tek pronaët realë të tyre derimë tani 70 mln euro apo thuajse 80% të parave ngabuxheti i shtetit që kanë marrë nga dita e parë e derinë vitin 2021.

Me të drejtë çdo qytetar duhet të pyesë tani se si kamundësi që një biznesmen i panjohur si Mirel Mërtirishndërrohet në milioner? Me të drejtë një sipërmarrësi vogël apo i mesëm që punon 12 orë në ditë nëpunën e tij pyet veten se çfarë aftësish tëjashtëzakonshme ka Klodian Zoto që merr 36 mlneuro nga të tre incenertorët në kompaninë e tij?

Siç e përmenda më sipër, kjo është një skemë reale se si funksionon korrupsioni në këtë vend. Groposonmiliona euro taksa shqiptarësh, më tej një pjesë e tyreincenerohen për të prodhuar propagandën mediatike. Pikërisht këtu duhet të qendrojmë. Arsyeja përseshqiptarët dëgjuan dhe mësuan dhe ngulitën nëmendje 430 mln euro nuk është sepse opozita është e zonja në propagandë. Jo!

Arsyeja se përse shqiptarët mësuan sot për 430 mlneuro është sepse komisioni hetimor për inceneratorëtçliroi median shqiptare nga kompania e inceneratorëve që ka paguar gati 1 mln euro për tëblerë heshtjen e tyre, përpos të atyre pak që me guxim kanë vazhduar të flasin për të vërtetën e 430 mln eurove.

E gjithë kjo skemë më pas shtyu serinë e veprimeve të institucioneve lokale dhe qendrore për të ndërtuar një skemë korruptive.

Ajo që konsiderohet si “aferë masive financiare” është realizuar me mbështetjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe drejtues lokalë, të cilët renditen sipas rendit kronologjik telegrafikisht më poshtë por që përfshijnë të paktën 50 zyrtarë (në vijim të Raportit janë të detajuara shkeljet e konstatuara).

Qazim Sejdini, kryetar i Bashkisë së Elbasanit në kohën e procedurave për koncensionin e landfillit+inceneratorit të Elbasanit.

Z. Sejdini ka ndërmarrë hapat administrativë për shpalljen e “gjendjes së emergjencës mjedisore” në Elbasan, mbështetur në vendimin e Komitetit Ndërministror të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve për “Shpalljen e fillimit të emergjencës mjedisore në Territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Komiteti Ndërministror i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve është organ këshillimor dhe nuk ka fuqi vendimmarrëse, referuar ligjit “Për menaxhimin e mbetjeve urbane”. Për këtë arsye, procedura administrative e nisur nga kryetari i Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, për “shpalljen e emergjencës mjedisore në Elbasan” është në kundërshtim me ligjin, të cilat u vijuan me pasoja të rënda financiare për Buxhetin e Shtetit.

Lefter Koka, ministër i Mjedisit në periudhën 2013-2017, në kohën që janë nënshkruar kontratat koncensionare për landfill+incenerator në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Dokumentat e siguruara nga Komisioni Hetimor Parlamentar dhe deklarimet e dëshmitarëve e cilësojnë si “personazhin kyç” në zhvillimin e procedurave në kundërshtim me ligjin, për procedurat për dhënien me koncension të impianteve të përpunimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe më tej Ministër i Financave gjatë kohës që janë zhvilluar procedurat për dhënien me koncension të ndërtimit të impianteve të përpunimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Z. Ahmetaj ka mbështetur zyrtarisht procedurën e paligjshme për kontratën koncensionare të Elbasanit, si edhe ka lejuar shpenzime mbi tavanin buxhetor për pagesat ndaj kompanive koncensionare, në kundërshtim me kuadrin ligjor.

Z. Ahmetaj rezulton lidhje miqësore me shtetasin Mirel Mërtiri, i cili shfaqet si lidhje e fortë me të gjithë personazhet e prezantuar si pronarë e administratorë të kompanive koncensionare.

Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës në kohën e dhënies së koncensioneve për ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Z. Gjiknuri ka mbështetur procedurat e paligjshme për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, si edhe ka dështuar në mbikëqyrjen e situacioneve të punimeve të kryera nga kompanitë koncensionare, për të cilat janë lëshuar faturat financiare të paguara nga Buxheti i Shtetit.

Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Z. Agaçi ka një rol thelbësor në shkeljet e procedurave ligjore në rastin e miratimit të kontratës koncensionare për ndërtimin e landfill+incenerator në Elbasan. Ai është përgjegjës për tolerimin dhe futjen e një projektvendimi për financimin e një kontrate e cila ishte firmosur pas një procedure të pabazuar në ligj dhe për të cilën ai ishte në dijeni.

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Z. Rama, në cilësinë e Kreut të Qeverisë, është përgjegjës i drejtëpërdrejtë për shkeljen e procedurave nga ana e vartësve të tij, ministra, në procedurat për dhënien me koncension të landfill+incenerator në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë së Fierit.

Z. Subashi ka përgjegjësi për ndryshimin e vendit të ndërtimit të landfill+incenerator në Fier, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm ekonomik Buxhetit të Shtetit.

Alqi Bllako, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit në kohën e procedurave për dhënien me koncension të ndërtimit të impianteve në Fier dhe Tiranë.

Z. Bllako është përgjegjës për ndjekjen e procedurave në kundërshtim me ligjin, si edhe për lejimin e “aferës masive financiare” që lidhet me landfill+incenerator në Fier dhe Elbasan.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Z. Veliaj shmangu Këshillin Bashkiak dhe dha miratimin për dhënien me koncension për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Sharrë, Tiranë, në tejkalim flagrante të kompetencave të tij.

Z. Veliaj vijon të paguajë tarifën 40.61 euro/ton për shërbimin depozitim+incenerim të mbetjeve urbane të Tiranës, ndërkohë që procesi i incenerimit nuk kryhet për mungesë të impiantit, duke i shkaktuar në këtë mënyrë një dëm kolosal Buxhetit të Shtetit.

Z. Veliaj ka siguruar një monopol kompanisë koncesionare përmes një tarife të pamiratuar nga Këshilli Bashkiak në kundërshtim të plotë me Ligjin për Pushettin Vendor dhe gjithashtu Ligjin për Manaxhimin e Financave Vendore.

Emirjana Sako, kryetare e Bashkisë Durrës.

Znj. Sako përmes akteve të saj ka kryer një procedurë të dyshimtë të dhënies me Tender Publik të formës “Negociim pa shpallje” me vlerë fillestare të shpallur pre 2 mln eurosh dhe më pas të shndërruar në një tender publik me vlerë 10 mln euro. Ky tender publik u publikua në formatin e negocimit pa shpallje duke favorizuar kompaninë e Inceneratorit Tiranë në një prokurim publik në kundërshtim me ligjin e prokurimeve publike.

Lista e zyrtarëve shtetërorë që vlerëson përgjegjës për “aferën masive financiare” vijon me persona që kanë pasur poste dytësore apo pjesëmarrës në komisionet e procedurave koncensionare për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Përfituesit e kontratave koncensionare

Emrat dhe kompanitë

ELBASAN

Ministria e Mjedisit dhe shoqëriaAlbtek Energy” shpk nënshkruajnë draft-kontratë:  “Koncesioni iformës “BOT” (ndërtimoperimtransferim) përndërtimin dhe administrimin e impiantit përpunimit mbetjeve urbane qarkut Elbasanit”, miratuar me Vendimin e Këshillit Ministrave (VKM) nr. 907, dt. 17.11.2014, me kostokoncensionare 2,968,257,207.00 lekë pa TVSH.

Procedura e ndjekur ishte: Negociim, pa shpallje paraprake dhe afati i koncensionit ishte 7 vjet.

Kompania “Albtek Energy” është regjistruar në 10.07.2014, në pronësi të shtetases Stela Gugallja. Në datë 11.08.2014, “Albtek Energy”, pa asnjë përvojë në fushën e trajtimit dhe incenerimit të mbetjeve, i paraqet Ministrisë së Mjedisit “Kërkesë për shprehje interesi për koncesion/ppp”, shoqëruar me një projekt paraprak prej vetëm 4 fletësh, të hartuar nga shoqëria “Integrated Technology Service”, në pronësi 100 përqind të Klodian Zotos.

Në kërkesën për shprehje interesi për koncesion/ppp, shoqëria me kapital themeltar 100.000 lekë, angazhohej për investim 22 milionë euro dhe për ndërtim impianti që do të përballonte 120 – 140 ton mbetje në ditë.

Në datën 27.10.2014, shoqëria Albtek Energy sh.p.k i paraqet Ministrisë së Mjedisit studimin teknik i impiantit, përgatur nga Ernesto Granelli, i cili shfaqet si përfaqësues i shoqërisë italiane “Energy Recuperator” spa.

Znj. Stela Gugallja, z. Ernesto Granelli si përfaqësues i “Energy Recuperator” srl, si edhe z. Mirel Mërtiri, themelojnë në 29.04.2016 shoqërinë “E.R One” shpk.

Shoqëria Albtek Energy sh.p.k ka lidhur kontrata nënkontraktimi me shoqëritë “Consulting SE Partners” sh.p.k, “Zoto Consulting” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Consulting SE Partners” shpk është themeluar në Tetor 2017 dhe zotërohet në masën 80 përqind nga Stela Gugallja, njëkohësisht pronare e “Albtek Energy” që ka fituar kontratën koncensionare për landfill+incenerator në Elbasan.

Pjesa tjetër e aksioneve, 20 përqind, zotëroheshin ngaz. Erton Karteshi. Z. Karteshi largohet nga kompania dt. 30.01.2019, pasi emërohet Këshilltar iMinistrit Financave asaj kohe, Arben Ahmetajdhe tej ka vijuar funksionet edhe nënadministratën e ish-ministres Anila Denaj.

Zoto Consultingshpk dheIntegrated Technology Serviceshpk janë pronësi shtetasit KlodianZoto dhe janë themeluar konkretisht 14.09.2017 dhe dt.02.11.2020.

njëjtët emra, si edhe tjerë, gjenden edhe procedurat e dhënies me koncension landfill+incenerator Fier dhe Tiranë.

FIER

datë 15.09.2016, Ministria e Mjedisit kualifikonbashkimin e operatorëveIntegrated Technology Services” shpk & “Energy 2” srl, si fituese e procedurësDhënia me koncesion e ndërtimit dheadministrimit impiantit trajtimit mbetjeveurbane Qarkut Fier dhe prodhim energjie”, me ofertë 3,763,850,000 lekë pa TVSH.

Procedura e ndjekur ishte e llojit: Procedurë e Hapur dhe afati i koncensionit ishte 6 vjet

Kompania “Integrated Technology Service” shpkështë pronësi z. Klodian Zoto. Ndërsa “Energy 2” srl është kompani italiane, me përfaqësues Ernesto Granelli.

Emrat “Klodian Zoto” dhe “Ernesto Granelli” ishin shfaqur më herët në procedurën koncensionare të landfill+incenerator të Elbasanit.

Para nënshkrimit të kontratës koncensionare për landfill+incenerator në Fier, ka pasur disa veprime paraprake mes kompanive private.

Këshilli i Ministrave, me vendimi-VKM nr.341, dt.04.05.2016, miraton bonusin prej 10 përqind të pikëve shoqërinë “Building Construction & Green Energy” shpk, për propozimin e pakërkuar dorëzuar Ministrisë së Mjedisit, “Për dhënien me koncesion të ndërtimit e administrimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”.

Kompania “Building Construction & Green Energy” është themeluar në 25.11.2015, ishte në pronësi të tre ortakëve, njëri prej të cilëve, “EcoAlb Fr” zotëronte 50 përqind të aksioneve dhe “Building Construction” shpk zotëronte 30 përqind. Pjesa tjetër, 20 përqind, zotërohej nga “Devolli Group”.

EcoAlb FR” shpk, me është themeluar në 27.10.2015, me kapital themeltar 100.000 lekë, me administrator dhe pronar shtetasen Sevi Zani, punonjëse e shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k në pronësi të Klodian Zotos.

Tre muaj më pas, në 25.01.2016, znj. Sevi Zani i shet 100 përqind të kuotave të kompanisë “EcoAlb FR” tek shoqëria “Integrated Technology Service” shpk e Klodian Zotos.

Në këtë mënyrë, Klodian Zoto zotëron edhe 50 përqind të aksioneve tek “Building Construction & Green Energy shpk, kur kjo e fundit përfiton bonusin prej 10% të pikëve për procedurën e landfill+incenerator të Fierit, në maj të vitit 2016.

datën 04.08.2016, “Integrated Technology Services” sh.p.k, pronësi shtetasit KlodianZoto,i shet 100% kuotave shoqërisë shtetasitLoran Dusha (administrator aktual i Inceneratorit Fierit).

18.07.2016, publikohet shpallja e kontratës Buletinin e Njoftimeve Publike nr. 28, por pa publikuar datën e hapjes garës.

Pavarësisht kësaj, shoqëriaBuilding Construction & Green Energyshpk, e cila kishte fituar bonusin prej10 përqind pikëve, nuk paraqitet garë.

datën 15.09.2016, Ministria e Mjedisit kualifikonsi fituese koncesionit/ppp me objektDhënie me koncesion e ndërtimit e administrimit te impiantit trajtimit mbetjeve urbane Qarkut Fier dheprodhim energjiebashkimin e operatorëveIntegrated Technology Servicesshpk (90%) dheEnergy 2” SRL (10%). Formulari i njoftimit fituesit publikohet Buletinin e Njoftimeve PublikeNr. 38, datë 26.09.2016.

datë 24.10.2016, lidhet konrata midis Ministrisë Mjedisit dhe SPV “Integrated Technology ËasteTreatment Fiersh.p.k (është Joint Venture iformuar Subjekt për Qëllim Veçantë), me adresë fizike Rr. “Ibrahim Rrugova”, Sky Toëer, kati13, zyra 13/2 Tiranë, e njëjta adresë me “AlbtekEnergyshpk fitoi herët koncensionin përLandfill+Incenerator Elbasan.

ShoqëriaIntegrated Technology Ëaste Treatment Fierka si administrator shtetasin Loran Dusha, i cilishfaqej tek shoqëriaEcoAlb FR” shpk, pasi ia bleu shoqërinë Klodian Zotos, i cili herët ia ka blerëish-punonjëses tij, Sevi Zani.

Pesë ditë pas lidhjes kontratës koncesionare, shoqëria “Energy 2” srl i shet kuotat (10 përqind) shoqërisë Ndërtim Montim Patosi sh.p.k e cila bleu gjithashtu edhe 20% kuotave shoqërisë“Integrated Technology Services” sh.p.k, për vlerën30.000 lekë

Shoqëria përfituese e Inceneratorit Fierit ështëSPV pronësi 70% Integrated Technology Services sh.p.k dhe 30% “Ndërtim Montim Patossh.p.k

TIRANA

28.08.2017, Ministria e Mjedisit njoftoi se shoqëriaIntegrated Energy BV”, me seli Hollandë, ishte fituese e procedurësDhënia Me Koncesion e Ndërtimit Landfillit, Inceneratorit dheRehabilitimi i Venddepozitimeve Ekzistuese Tiranëdhe kohëzgjatja e kontratës 30 vjet.

Vlera e koncensionit ishte 128.3 milionë euro pa TVSH.

Në procedurat paraprake, para shpalljes së fituesit, shfaqen sërish të njëjtët emra dhe kompani, si në koncensionet e ngjashme në Elbasan dhe Fier.

Këshilli i Ministrave, nëpërmjet Vendimi-VKM nr. 855, datë 07.12.2016, i jep Bonus prej 8%, shoqërisë “Integrated Energy BV”.

Nga relacioni i Ministrisë së Mjedisit rezulton se shoqëria përfituese e bonusit është e përbërë nga “Integrated Technology Services” sh.p.k, në pronësi të Klodian Zoto; “Energy Recuperator” spa ne pronësi të Ernesto Granelli dhe “Paul Ëurth Italia” spa.

Ortakja e kësaj shoqërie, “Energy Recuperator” spa, me administrator Ernesto Granelli (i) është njëkohësisht ortake me Stela Gugallja dhe me administrator Mirel Mërtirin tek shoqëria E.R One Albania sh.p.k; (ii) ka degë të saj në të njëjtën seli me “E.R.One Albania” sh.p.k.

Të nderuar qytetarë

Ju falenderoj përzemërsisht që keni ndjekur komisionin hetimor pasi keni kuptuar se qëllimi i këtij komisioni nuk ka qenë vetëm se zbardhja dhe evidentimi i asaj që qeveria Rama ka bërë me taksat tuaja.

Ju falenderoj që ndonëse me orë të tëra keni dëgjuar, më keni dërguar mesazhe mua dhe kolegëve të mi, emaile dhe thirrje duke na inkurajuar.

E vërteta nuk ka nevojë për ndonjë megafon të madh! E vërteta ndonjëherë nuk ka nevojë as për njëmikrofon dhe sado e vogël qoftë ajo, sado e brishtë, sado e pafuqishme në dukje e shemb dhe gjithëartilierinë e propagandës. Madje është aq e fortë saqëedhe kollosin e oratorisë, propagandës dhe dizinformimit e rrëzon aty në tokë duke i treguar tëgjithëve yllin e gënjeshtrës që shkëlqen në ballin e tij. Si një simbol të fundëm të asaj që është në tëvërtetë.

Tani në emrin tuaj, në emrin e atyre qytetarëve qëkanë parë me sytë e tyre aferën më korruptive, më kriminale dhe më të paligjshme në 30 vite: vjedhjen e 430 milionë euro nga një grusht njerëzish, pushtetarë dhe me lidhje të forta korruptive.

Grupi strukturuar kriminal 430 mln euro nuk mund tëishte kaq i suksesshëm nëse në mesin e tyre nuk do tëkishte të përfshirë nivelet më të larta të politikës dhe shtetit, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, ministrat Ahmetaj, Gjiknuri dhe Koka, sekretarët e përgjithshëm Agaci dhe Bllako, kryebashkiakët Veliaj, Sejdini dhe Subashi, dhe një zinxhir të tërë zyrtarësh publikë, që me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar vjedhjen galopante të parave të shqiptarëve.

Nga sot, SPAK ka përpara tij një raport mbi 100 faqe, mbi 60 orë dëgjesa publike të këtyre funksionarëve të lartë dhe jo vetëm. Prej kohësh, shqiptarët presin drejtësi që në një farë mënyre iu është mohuar, prej kohësh qytetarët presin të shohin nga ju rezultat për atë që u është premtuar.

Tani është koha juaj të na jepni rezultatet për të cilat shqiptarët por edhe partnerët tanë strategjikë ju kanë krijuar dhe ju sponsorizojnë. Çështja e inceneratorëve nuk është një çështje jashtëzakonisht e vështirë, por dhe në qoftë e tillë falë këtij Komisioni Hetimor që kam drejtuar me gjithë energjinë dhe seriozitetin që i takon Parlamentit është thjeshtuar aq shumë saqë shumë shqiptarë e kanë të qartë.

Sytë janë nga ju! Jeni ju tanimë në sitën e provës jo për t’i provuar opozitës të drejtën apo mazhorancës gabimin! Nuk është kjo arsyeja përse jeni krijuar! Ju duhet t’i tregoni shqiptarëve që të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe mos të shndërroheni si gardiani i portës së ligjit në tregimet e Kafkës.

Ka ardhur koha të na tregoni se nga çfarë stofi jeni! Shqiptarët po presin!

Faleminderit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY