I majti ekstrem proputinist, Mateo Salvini, u refuzua sot teksa ndodhej në kufirin Ukrainë Poloni.
Salvini ishte fotografuar më herët në Moskë teksa mbante veshur një bluzë në të cilën ishte vendosur fotografia e Vladimir Putinit.
Teksa Salvini po fliste për mediat, kryetari i Komunës së Przemsyl, Wojciech Bakun, ka ndërhyrë duke i ndërprerë fjalën dhe duke shfaqur bluzën e me fotografinë e Putinit të ngjashme me atë që Salvini kishte veshur gjatë vizitës në Rusi.
Wojciech Bakun e ka quajtur Salvinin si mik të Vladimir Putinit, ndërsa janë dëgjuar edhe njerëz të tjerë që e kanë quajtur ish-zv.kryeministrin italian si “kloun”.
Salvini e ka lavdëruar Putinin në të kaluarën si “një nga shtetarët më të mirë.” Ai ka mohuar se ka marrë para nga Kremlini. a.b
(Per quelli che “ma è vero?”)
Ricevo questo video e pubblico #Bakun, sindaco di Przemysl:
“#Salvini io non al ricevo. Venga con me al confine a condannare #Putin” #UkraineRussianWar pic.twitter.com/it42BQaKPH
— Simone Alliva (@SimoneAlliva) March 8, 2022
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/