Ministrja Balluku: Vendi drejt një regjimi kursimi të energjisë. Disa qindra milionë...

Ministrja Balluku: Vendi drejt një regjimi kursimi të energjisë. Disa qindra milionë euro për blerje

59
0
Shares

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku tha sot në një konferencë shtypi bashkë me kryeministrin Rama se kriza energjitike do të thellohet edhe më tej ndërkohë që pritet që vendi ti nënshtrohet një regjim kursimi.

Kriza energjitike nuk ka nisur as tani, as në fillim të këtij viti, ka nisur që në verën e kaluar, kemi marrë të gjitha masat, ndërkohë që çmimet e importit kanë filluar që të rriten që në muajin Shtator.

Në Shtator -Tetor, ne filluam që të blinim në shifra shumë të larta, gjatë asaj periudhe ministria e financave ka vëë një kredi, nga garancia sovrane, për të mbuluar kostot. E gjitha fasha që përfshin konsumatorët familjarë, biznesin e vogël dhe të mesëm, është marrë vendimi që të mbrohet nga qeveria.

Jemi përpara një fakti, që nga Janari i 2022, bizneset e mesme duhet të dilnin në treg të lirë, dhe qeveria ka vendosur që ti ruajë deri në fund të muajit Maj, ku do të ulemi sërish në tryezën e diskutimit. Ndërkohë që biznesi i madh, edhe më herët ka operuar në tregun e lirë të energjisë.

Do ti referohem vetëm vitit 2022, ne përdorim gjithmonë kaskadën, shiu është bërë një luks në Shqipëri, presim ndonjë ndryshim të vogël deri në 20 Mars, por ky pritet që të jetë një vit i thatë”, tha Balluku.

Ministrja Balluku tha se në 4 muajt e parë të vitit qeveria shqiptare ka dhënë 320 milionë euro për furnizimin me energji.

Ajo paralajmëroi edhe një regjim kursimi në energji duke nënkuptuar fasha me ndërprerje energjie.

Çmimet që janë rritur sipas Ballukut, në shtetet e tjera:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY