Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “diskutimi për çmimin e naftës në Shqipëri dhe në çdo vend tjetër, ndikohet drejtpërdrejtë nga tregu jo nga vendimet e qeverisë”.
“Sot dëshirojmë që të flasim në mënyrë specifike për energjinë, pasi është edhe palca e shtyllës kurrizore të të gjithë sistemit ekonomik, ndërkohë që kërcënimi i thellimit të krizës energjetike vjen vetëm duke u rritur”, tha Rama.
“Sot çmimi i naftës ka kërcyer, dhe vazhdon që të kërcejë me orë, sa për të bërë një vendosje në prespektivë, nuk ka qenë e largët koha kur dikur fuçia ishte 40 dhe sot është 127, jo më larg se dje, një prej përfaqësuesve të lartë të qeverisë ruse, ka kërcënuar me një çmim me 300 dollarë për fuçi, gjë që nuk ka ndodhur as në krizat më të mëdha.
Shqipëria është drejtpërdrejtë e prekur si të gjitha vendet e tjera, dua ta theksoj për të disatën herë, që çmimi i naftës në Shqipëri, ndikohet nga tregu, dhe jo nga vendimet e qeverisë.
Nuk merret parasysh që në strukturën e çmimit ne kemi kontribute që në vendet e tjera paguhen veçmas, pra shumatorja e shpenzimeve që atyre që konsumojnë naftë, është krejt njësoj, mjafton që të merrni dhe të bëni përllogaritjen e taksave, që paguajnë në vendet e tjera, jashtë çmimit të naftës”, tha Rama.
Rama kujtoi se “në strukturën e çmimit të naftës, ne kemi kontributet që në vendet e tjera paguhen veçmas”.
“Shumatorja e shpenzimeve të atyre që konsumojnë naftë është njësoj, krejt njësoj. Mjafton të bëni përllogaritjet e taksave që paguhen në vendet e tjera jashtë çmimit të naftës, taksa e qarkullimit apo e karbonit, dhe rezulton e njëjta gjë me një ndryshim se në këtë rast është në favor të atyre që konsumojnë më pak, paguajnë më pak. Në vendet e tjera paguhet fiks, pavarësisht se sa si konsumon naftë”, tha Rama. (vijon)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/