Në mbledhjen që u bë sot në mbrëmje grupi parlamentar i PD i është kundërvënë me zërat më përfaqësues kreut të PD, Lulzim Basha.
Në mbledhje morën pjesë vetëm 20 deputetë pak më shumë se gjysma e grupit ndërsa të tjerë bojkotuan mbledhjen e Bashës.
Ferdinand Xhaferri: Jam me i vjetri dhe me eksperience, skam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha s’eshte zgjidhje dhe e ka mbyll me PD por ti na ke fyer kur thua skam humb asnjë gare. Duhet te largohesh si kryetar!
Lulzim Basha: S’kam humb asnjë garë, i kane vjedhur…
Dashnor Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund te na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson me asnjë kështu!
Ilda Dhori: Të bëhen zgjedhje në parti!
Helidon Bushati: Duhet zgjidhje përtej egove tona! Duhet Kongres pajtimi të bashkohemi!
Ndërkohë nesër do të mblidhen organet e tjera të partisë për të diskutuar për situatën politike.
Agron Gjekmarkaj, nënkryetari i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit ka dhënë dorëheqje nga funksionet partiake, pas humbjes në së zgjedhjeve të 6 marsit.
Ai ka deklaruar se do të qëndrojë vetëm në funksionin e deputetit të thjeshtë, ndërkohë që do heqë dorë nga posti i nënkryetarit të PD-së dhe nga posti i nënkryetarit të Kuvendit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/