Lirimi i brezit frekuencor 700 MHz: Krasniqi takim në Autoritetin Rregullator kroat

Lirimi i brezit frekuencor 700 MHz: Krasniqi takim në Autoritetin Rregullator kroat

47
0
Shares

Shqipëria vijon agjendën e takimeve për të koordinuarLirimin e Brezit Frekuencor 700 MHz (njohur si DD2). Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive znj.ArmelaKrasniqi dhe delegacioni I AMA-s ishin në një vizitëzyrtare në Kroaci për të diskutuar me homologët kroat mbikoordinimin e planit frekuencor dhe harmonizimin e parametrave teknik.

Kryetarja e AMA-s, znj.Krasniqi falenderoi palën kroatepër organizimin e shpejtë të këtij takimi dhe përangazhimin në këtë proces tejet të vështirë nga pikpamja e koordinimit teknik.

Palët diskutuan mbi pikat në të cilat dy vendet kanëcështje për të zgjidhur në vijim të koordinimit tëfrekuencave të brezit UHF dhe brezin e III- VHF.

U dakordësua që të vijojë bashkëpunimi në harmonizimine parametrave teknikë të rrjeteve kombëtare shqiptare me qëllim arritjen e pajtueshmërisë midis allotmenteve tëTiranës dhe Dubrovnikut (D09).

Pala kroate u dakordësua në parim me planin frekuncor tëShqipërisë dhe do të vijojë punën me administratën e AMA-s për harmonizimin e parametrave teknikë për tëshmangur interferenca në të ardhmen. Kroacia ishte njëndër vendet e fundit në rajon që nuk kishte dhënëdakordësinë e saj për planin frekuencor shqiptar.

Më herët, Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive ndërmori një agjendë takimesh me vendet fqinjë në rajonpër shkak të rëndësisë së këtij procesi, si dhe afateve tëafërta në kohë për realizimin e tij.

Në vijim të kësaj, në Tiranë u nënshkruan Deklaratadypalëshe Dakordësie me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe me Kosovën. Kjo do të pasohet me Marrëveshjetpërkatëse për lirimin e brezit frekuencor dhe finalizimin e ketij procesi brenda afatave të përcaktuara në aktetndërkombëtare.

Me nënshkrimin e “Deklaratës së Përbashkët” institucionale për lirimin e brezit të frekuencave 700 MHz, palët nënshkruese konfirmuan arritjen e një plani tëpërputhshëm të frekuencave ndërmjet administratavepërkatëse mbi koordinimin e frekuencave numeriketokësore, në brezin 470-694 MHz. Shqipëria për planin e saj frekuencor DD2 ka marrë miratimin edhe të Italisë e Greqisë. ama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY