Basha: Rama i jep 12 milionë euro Sadriut ndërsa Dibrën e ka...

Basha: Rama i jep 12 milionë euro Sadriut ndërsa Dibrën e ka lënë në mëshirë të fatit

80
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me banorë të fshatit Brezhdan. Banorët i bënë të ditur zotit Basha se 80% e bagëtive të fshatit të tyre janë prekur nga sëmundja. Me gjithë shqetësimin e shprehur në instancat më të larta, për dy muaj askush nuk u erdhi në ndihmë, derisa sëmundja u përhap me shpejtësi. Para disa ditësh, thanë banorët, ka mbërritur një numër i kufizuar vaksinash përkundrejt pagesës prej 30 mijë lekësh.


Bashkëbisedimi me banorët
Banor:

80 % e bagëtive të këtij fshati janë të prekura nga sëmundja.
Banor:
1800 vaksinat e para që erdhën u dhanë me lekë. Në zonën e Kastriotit edhe këtu tek ne.

Basha:
Sa lekë u merrnin për një vaksinë?

Banor:
Nga 25 deri në 30 mijë.

Banor:
Lopa është shumë e shtrenjtë për ne, nëna e familjes. Me atë lopë rrojmë.

Banorët shprehën shqetësimin për mungesën e investimeve. Asnjë metër rrugë nuk është shtruar në 3 vjet dhe pse është fshati më i madh dhe fare pranë qytetit. Furnizimi me ujë është reduktuar në vetëm një orë gjithë ditën. Zoti Basha theksoi se qeveria nuk e ka mendjen tek hallet e qytetarëve por si të pasurohet vetë dhe klientët e tij. Këtë, tha Basha, e dëshmon dhe rasti i Sadri Abazit që ka përfituar 4 herë më shumë se gjithë buxheti i bashkisë.
“Kemi shpresë se do e ndryshosh këtë fshat. Është fshati më i madh i Dibrës. Fshati me më shumë tradita në Dibër. Dhe sot shihe si është katandisur”, u shpreh një banor.
“12 milionë euro i ka marrë Sadri Abazi me një dorë. 4 herë më shumë se buxheti i Bashkisë së Dibrës. Por me këto pare jo vetëm që mund tu vinte në ndihmë ju, mund të zëvendësoheshin lopët që janë prekur, mund të ndërtoheshin këto rrugë, mund të ndërtohej ujësjellësi,  mund të merrnit subvencion për bujqësinë. Vetëm me diferencën e çmimit të asaj që ka marrë ai, dhe ofertës më të ulët, muaj për muaj mund të merrnin ndihmë ekonomike mbi 1 mijë familje. Mund të jepeshin pensione për mbi 1500 familje në fshat, për mbi 1 mijë familje në qytet. Mund të bëheshin investime. Pra lekët janë. Por lekët, buxhetin, Skavicën, pasuritë e këtij vendi, Edi Rama i do për vete dhe klientët e vetë. Për shqiptarët ka emigracionin, për krimin ka drogën. Kështu i ka ndarë punët”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY